Edi Rama e ka prishur sot devizën e tij se nuk i merr kurrë nëpër gojë bashkëpatriotët, madje as opozitarët kur flet me të huajt. Por në takimin e mini Shengenit Ballkanik ai e ka shigjetuar gjatë Kosovën në krah të Vuçiçit, Gjukanoviçit dhe Zaevit. Rama ka thënë se refuzimi i përsëritur i Kosovës për të marrë pjesë në takimet për Minishengen është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për vetë Prishtinën zyrtare.
“Për mua refuzimi i përseritur i Kosovës për të marrë pjesë është i pakuptueshëm. Përveç i pakutpueshëm është i dëshmësm për vetë Kosovën”, ka thënë Edi Rama.
Kryeministri ka thënë se plagët e të shkuarës, duke iu referuar raporteve Kosovë-Serbi, nuk sherohen me ‘helm’ e me ‘acid’, por duhet bërë përpjekje që përmes dialogut të shkohet përpara për të krijuar kushte më të mira.
Më e rënda nga deklaratat qe se politikanët kosovarë po e minojnë këtë proces për interes të politikave të tyre të brendëshme. Rama aludoi hapur edhe kundër Vetëvendosjes dhe liderit të saj Albin Kurtit. Ne nuk mund të ecim përpara me “fantazi neo- marksiste dhe proteksionizëm si ai që aplikojnë shtete të mëdha si Kina apo ShBA.