Gjatë prononcimit të kryeministrit Edi Rama për mediat, pas takimit me Aleksandër Vuçiç dhe liderët e tjerë të rajonit nuk kanë munguar incidentet e kreut të qeverisë shqiptare me gazetarët.
Kryeministri ka replikuar me gazetaren Ambrozia Meta të “Syri TV”, e cila i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama pyetjen se përse pret që Kosova të jetë në takimet e rajonit kur Serbia nuk njeh krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Kryeministri Rama ka imituar me gjeste gazetaren duke i thënë se nuk mund t’a ndërpresë kur ai është duke folur. Ndërkohë gazetarja ka kërkuar nga kreu i qeverisë që të mos e fyje dhe të mos tregojë mungesë edukate. Ndërkohë Rama me arrogancë ka shtuar se protagonisti është ai dhe jo gazetarja.