Këngë, valle e atmosferë festive, Presidenti Meta drekë me fëmijët jetimë dhe artistët në “Prestige Resort”

Diel, 22 December 2019 13:38

Një atmosferë e ngrohtë festive në kuadër të festave të fundvitit është organizuar sot në ambjentet e “Prestige Resort”, në Durrës për fëmijët jetimë.

Festat e fundvitit për kompaninë “Hysenbelliu Group” dhe Fondacionin FAB kthejnë gjithnjë vëmendjen te fëmijët jetimë, për t’i kthyer atyre buzëqeshjen në mënyrë që festat të trokasin njësoj edhe për ta si për gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Në një ceremoni të dedikuar e gjitha për ta, fëmijët jetimë përjetuan një ditë ndryshe, ndërsa shijuan ushqimet e ngrohta të gatuara me shumë dashuri për to nga stafi i ‘Prestige Resort’, kërcyen e festuan nën ritmet e këngëtarëve të dashur të cilët në krijimtarinë e tyre u kanë kushtuar shumë këngë fëmijëve, si Luan Zhegu, Liljana Kondakçi etj.

Për të përcjellë mesazhin se nuk janë vetëm, e gjithnjë do të kenë mbështetjen e sigurtë, në këtë drekë festive, organizuar nga Instituti Kombëtar i Integrimit Jetimëve dhe Fondacioni FAB, ishin të pranishëm, Presidenti Ilir Meta, zv/presidenti i kompanisë Hysenbelliu Group”, Fatmir Hysenbelliu, kreu i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, Ilir Çumani drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve si edhe shumë artistë e këngëtarë të njohur që përcollën tek këta fëmijë atmosferën festive.

Ndërsa uroi për një vit të mbarë, kreu i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali siguroi se do të jetë gjithmonë një mbështetje për këta fëmijë.

“Falenderoj z. Ilir Meta, gjithashtu edhe Presidentin e “Prestige” z.Irfan Hysenbelliu për mbështetjen që na ofruan. Ju urojmë një fundvit sa më të mbarë, gjithmonë do jemi pranë kësaj shtrese. Në emrin tim dhe të stafit tim ju uroj gëzuar” u shpreh Krali.

Një personazh i veçantë i cili në ditët e vështira të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit ngrohu zemrat e shumë shqiptarëve, ishte gjithashtu e pranishme në këtë ceremoni festive. Znj. Luljeta Bozo, e cila me shumë dashuri uroi fëmijët për më shumë shëndet e suksese në mësime.

“E kam kënaqësi të veçantë të jem mes jush. Uroj me gjithë shpirt, na ndodhi një fatkeqësi natyrore por ne do ta marrim veten shumë shpejt. Uroj që ju që jeni të vegjël, ta doni sa më shumë njeri-tjetrin, ta ruani këtë miqësi dhe kur të rriteni. Ju uroj shumë shëndet, suksese ne punë në të ardhmen e ju dua me gjithë zemër” u tha Bozo fëmijëve.

2 1

Modifikuar më Diel, 22 December 2019 13:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...