Pojana: Jugosllavia e Re është thjesht një ëndërr e çmendur, Edi Rama nuk është Shqipëria

Diel, 22 December 2019 16:12

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka thënë se Mini-Shengeni është, boja e zezë e atyre që nënshkruajnë marrëveshje jo europiane është thjesht faqja e zezë e një takëmi burracakësh e frikacakësh që historia do i grupojë në koshin e plehrave.

Deklarata në Konferencen për shtyp e Anëtarit të Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana

 

Fundi i vitit 2019 po i gjen qytetarët shqiptarë në kushtet më të vështira ekonomiko-sociale të dekadave të fundit e pavarësisht këtij realiteti të hidhur, qeveria gjen kohën për të uzurpuar me manovra antikushtetuese edhe lirinë e fjalës.

 
 

Projektligji i votuar së fundmi në Parlamentin e vetëm monist të Evropës, tregon edhe njëherë qartësisht, se Edi Rama është armiku më i madh i fjalës së lirë në Shqipëri. Ai shkel mbi çdo normë ligjore dhe morale për të mbajtur me pahir, pushtetin kriminal të dalë nga votat e trafikuara.

 

Liria e mendimit, liria e shprehjes dhe e drejta për t’u informuar janë të drejta bazike për çdo qenie humane, të drejta që përbëjnë themelet e Bashkimit Europian.
Vetëm regjimet me tipare totalitare dhe antidemokratike tentojnë t’i mbyllin gojën qytetarëve dhe medias, sepse vetëm kështu ato mund t’i fshihen të vërtetave të hidhura.

Paketa anti-shpifje është një përpjekje e Edi Ramës për të mbuluar diellin me shoshë, por të gjithë shqiptarët e jetojnë realitetin e hidhur të qeverisjes së tij çdo ditë.

Korrupsioni qeveritar, koncesionet abuzive, PPP-te me vlerë mbi 2 miliard euro, varfëria e shtuar në çdo familje, papunësia dhe largimi masiv i të rinjve nga vendi janë të vërteta që nuk mund të fshihen dot.

Nuk mund të fshihet dot as papërgatitja e qeverisë në rastet e emergjencave civile dhe fatkeqësive natyrore, pasi sot me qindra familje të prekura nga tërmeti gjenden në qiell të hapur.

Edi Rama e di se pavarësisht të gjithave koha e tij ka mbaruar, ai është politikani që për 22 vite ka mbajtur çdo pushtet në vend dhe ka dështuar me sukses.

Rruga e Shqipërisë për në Europën e Bashkuar nuk mund të ndalet, ajo udhëhiqet nga parimet dhe vlerat më të larta kombëtare dhe euroatlantike.

Jugosllavia e Re është thjesht një ëndërr e çmendur.

Edi Rama nuk është Shqipëria. Asnjë marrëveshje mini nuk ka vlerë për të ardhmen, sepse Shqipëria dhe shqiptarët kudo janë kanë vetëm një aspiratë makro, integrimin në unionin europian.

Deri atëherë dua t’ia kujtoj të gjithëve se askush që nuk njeh të shkuarën nuk mund të ndërtojë të ardhmen.

Gjaku i atyre që luftuan për liri e demokraci në Kosovë e kudo tjetër në Ballkan ka shkruar kapitujt e historisë botërore me lavdi.

Kujtimi i atyre që dhanë jetën për të mos vdekur kurrë është sot për ne frymëzimi më i madh për paqe dhe zhvillim, krah partnerëve strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Boja e zezë e atyre që nënshkruajnë marrëveshje jo europiane është thjesht dhe vetëm, faqja e zezë e një takë

mi burracakësh e frikacakësh që historia do i grupojë në koshin e plehrave.

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...