Pas vizites dhe takimeve me bizneset e zonës se Laprakes, PD: Kudo e njëjta pasiguri për sipërmarrjet shqiptare

Diel, 22 December 2019 19:26

Kudo e njëjta pasiguri për sipërmarrjet shqiptare.

Së bashku me Andia Pustina , Dritan Shano dhe me miqtë e PD Dega 11 Tirane -Laprake duke vizituar bizneset e zonës.

Në kryeqytet, ashtu si kudo anembanë vendit, mbizotron e njëjta klimë pasigurie mbi atë çka do të ofrojë tregu në të ardhmen.

Emigrimi masiv jo vetëm që ka ulur fuqinë blerëse, por është kthyer në një sfidë reale për tregun e punës dhe bizneset e vogla shqiptare të cilat vuajnë gjithnjë e më shumë për të gjetur bashkëpunëtorët e nevojshëm për mbarëvajtjen e biznesit.

Krahas rritjes së taksave, në veçanti ato bashkiake prej vitit 2015, ështe abuzimi i inspektoriateve te ndryshme qe revolton biznesin : kontrolle te shumta stermunduese, gjoba abuzive, kercenime me masa administrative dhe deri ne forma mitmarrjeje... pa përmendur pasigurinë fiskale që rezulton nga nisma ende të paqarta si ndërrimi i sistemit të kasave elektronike, me një kosto të papërballueshme çka në të vërtetë fsheh një taksë të re.

Sipërmarrësit kerkojnë me shume drejtesi & më shumë qartësi. Klima politike mbytëse ështe frenuese për investimet të cilat ose janë inekzistente ose shtyhen për më vonë, fitimet janë gjithnjë e më të pakta, konkurrenca e pandershme dukshëm vazhdon nën mbrojtjen e baronëve lokal... pa harruar dhe cilësinë e jetesës apo shpresën për një të nesërme më të mirë të cilat kurrë nuk kanë qënë në nivele kaq të ulëta.

Sipërmarrjet mbijetojnë, nuk lulëzojnë më, nuk krijojnë më vende të reja pune, shumë janë mbyllur ose larguar nga vendi dhe ajo çka është akoma më tragjike, është se shumica prej tyre thonë se ditë më të vështira do të vinë...

Shqipëria ka nevojë për një ndryshim sa më të shpejtë, imediat, radikal nga modeli qeverisës aktual. Nesër qartazi mund të jetë shumë vonë...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...