Shqipëria si azil pleqsh dhe Gjermania si azili të rinjve

Tuesday, 24 December 2019 15:23

Nga Boldnews.al

Kanë mbetur mbi 663 mijë pensionistë në vend, rinia ka ikur, me dhe pa dokumente sot kërkojnë fatin nëpër Europë, me shpresën se një ditë do munden të sigurojnë leje-qëndrimin në vendet ku kanë aplikuar.

Në 2019-n, sipas INSTAT, jetonin dhe punon në Gjermani 50,400 mijë emigrantë shqiptarë, apo 4.2% e totalit të emigrantëve shqiptarë në botë. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara për vitin 2019, numri i emigrantëve shqiptarë në botë është rreth 1,2 milionë.

Një shifër e frikshme, që nuk vret vetëm si numër, por histori njerëzore për secilin prej tyre. Në gjashtë vitet e fundit, rreth 450 mijë shqiptarë janë larguar jashtë vendit. Pjesa më e madhe kërkuan azil në Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Francë. Rekordin e mban Gjermania, që vit pas viti janë shumëfishuar të rinjtë e madhe edhe familje shqiptare të cilët gjenden në kampet e azilantëve.

Papunësia, ekonomia gjithnjë e në rënie, mungesa e shpresës, korrupsioni qeveritar dhe padrejtësia në çdo hallkë të saj janë faktorët që shqiptarët po preferojnë të mbajnë radhët për një pjatë supë në vendet e BE-së, brenda kampeve të azilantëve të luftës duke lënë pas vendin e tyre.

Sot Shqipëria është mbushur me shumë pensionistë, të cilët edhe pse kanë punuar për katër dekada, marrin pensione qesharake, që në fundin e muajit barazohen me një çantë me ilaçe, faturat e rënda të ujësjellësit dhe të energjisë elektrike.

Nga ana tjetër, edhe rinia e papunë dhe pa shpresë sot është në kërkim të fatit të saj, shpesh të pafatë në vendet e Europës në këtë emigracion ilegal, e cila ka shqetësuar edhe vendet e BE-së, ku një prej arsyeve që u refuzua hapja e negociatave me Shqipërinë ishte pikërisht emigracioni i paligjshëm.

Por ka edhe një kategori tjetër, të rinjtë Rilindas, që as nuk e çojnë në mendje emigracionin. Të punësuar në institucionet shtetërore sot ata kënaqen me “arritjet e qeverisë”, bëjnë punë madhore e “madhështore” në shpërdarjen e postimeve të kryeministrit, ministrave dhe deputetëve.

U është holluar gishti që shtypin “like” pas çdo dalje dhe deklarate të zyrtarëve në rrjetet sociale. Ngjyjnë duart deri në llërë në “yndyrën” e sahanit të madh që ofron pushteti dhe më pas çirren dhe mbajnë në duar flamurin e propagandës së Rilindjes.

Bota virtuale, por edhe reale për këtë pjesë që ka mbetur në Shqipëri është e mirë. Ne jemi një “fanar ndriçues” për ta dhe sipas tyre, ekonomia po ecën përpara, drejtësia funksionon, oligarkia është një e “mirë publike”, ndërsa idhujt e tyre, politikanët që qeverisin mbesin kasta që nuk duhet ndryshuar, përkundrazi duhet punuar për ti mbajtur me vota të vjedhura, të blera, apo në përdorimin e botës së krimit për të mbajtur pushtet.

Jemi në një tragjedi kombëtare, ku rinia po largohet, mjekë, infermierëm, inxhinierë, por edhe zanatçi si elektriçistë, hidraulikë dhe marangozë sytë i kanë nga Europa, në mos me dokumenta drejt azilit.

Modifikuar më Tuesday, 24 December 2019 15:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...