Kashahu: Beogradi i kënaqur, Rama i kaloi pritshmëritë e Vuçiçit me ofendimet ndaj Kosovës

Tuesday, 24 December 2019 17:22

I ftuar në Syri Tv, Arben Kashahu, Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, ka komentua ndër të tjera edhe komplimentat që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka bërë kryeministrit Rama pas takimit që patën në Tiranë për Minishengenin Ballkanik, ku Vuçiç e ka cilësuar Ramën kurajoz.

Kashahu e ka cilësuar këtë kompliment të Vuçiçit në adresë të Ramës, asgjë më shumë se sa, vetë Vuçiçi nuk priste më shumë nga Rama se sa të ofendonte politikanët kosovarë duke i quajtur mediokër, apo se sa politikën kosovare ta quajë përjashtuese ndërsa atë serbe gjithëpërfshirëse.

‘Është e saktë që Presidenti Vuçiç etiketon si kurajoz  kryeministrin Rama. Është një kurajo që ka tejkaluar pritshmëritë e Vuçiçit, sepse kryeministri shqiptar në Tiranë krah Vuçiçit bëri disa deklarime si ‘Politikanët kosovarë janë mediokër, dritëshkurtër, janë neomarksistë.’

 

Rama deklaroi po kështu se Vuçiçi është vizionar, është largpamës. Rama deklaroi se politika kosovare është përjashtuese, ndërsa politika serbe është gjithëpërfshirëse. Kjo sigurisht kërkon një kurajo jo në kufijtë e normales kur vjen puna për deklarata të tilla nga  kryeministri shqioptar. Vuçiçi dhe Beogradi e duartroket fuqishëm këtë tiradë, shpifjesh, fyerjesh për politiktkanët kosovarë nga kryeministri shqiptar’

 

Kashahu ka komentuar gjithashtu edhe acarimin e marrëdhënieve midis poltikës shqiptare dhe asaj kosovare.

‘Kosova është konsideruar si partneri kryesor strategjik i Shqipërisë pas vitit ‘90, madje si prioritet kombëtar. Ky është momenti i parë që Kosova nuk është më partneri kryesor i Shqipërisë. Duken dy kurse ndryshe, kur në të njëjtin vit kur Ministri i Jashtëm shqiptar dhe ai kosovar firmosën për koordinimin dhe unifikimin e politikës së jashtme të dy vendeve, po brenda vitit Shqipëria me Minishengenin sjellin një qasje suberversive ndaj Kosovës.

Kjo është një qasje që nuk ka ndodhur në raport me poltikën e shkuar të jashtme me një politikë që e sillte dhe e lehtësonte stabilitetin ne rajon.

Sot marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën janë prodhimi i vetëm këtij inkursioni diplomatik të Ramës nëpërmjet Minshengenit që ka prodhuar një acarim të marrëdhënieve.” tha Kashahu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...