35% më e lartë pagesa nga Buxheti për koncensionet

E mërkurë, 25 December 2019 08:20
 
Pagesat buxhetore për kontratat konçesionare/PPP, do të arrijnë ketë vit në 11.78 miliardë lekë. Nga këto, rreth 6.38 miliardë lekë janë investime dhe 5.4 miliardë lekë shpenzime korente. 
 
Për periudhën janar -maj 2019 pagesat faktike arritën vlerën 8.76 miliard lekë. Kjo shumë është rreth 3.025 miliard lekë më të lartë se e njëjtës periudhë e vitit 2018 ose 34.5 për qind më shumë. 
Pagesat faktike për periudhën 5 mujore të vitit 2019, në total rezultuan në rreth 7.7 miliardë lekë ose 65.4% e planit vjetor 2019, realizim i cili konsiderohet i lartë, nëse konsiderojmë se në 5 mujorin e vitit 2018 këto pagesa arrinin nivelin 3,87 miliardë lekë ose 43.8% e planit vjetor 2018. 
 
 
Në fund të periudhës 5 mujore të vitit 2019, në nivel total rezultoi se 12 kontrata koncesionare/PPP vijojnë aktivitetin e planifikuar, prej të cilave:
 
-10 kontrata koncesionare/PPP kanë pagesa faktike buxhetore, për periudhën 5 mujore, 
 
-Për 2 kontrata nuk është kryer asnjë pagesë referuar periudhës 5 mujore. 
Këtë vit ka nisur pagesa për Inceneratorin e Tiranës me nje shumë prej 767 milionë lekësh.
 
Kufiri i lejuar i pagesave neto për vitin 2019, për kontratat konçesionare/PPP, prej 5% i të ardhurave tatimore faktike të vitit 2018, përllogaritet në rreth 21 miliard lekë.
 
Në nivel vjetor, pagesat e planifikuara për vitin 2019, për kontratat koncesionare/PPP, përbëjnë rreth 2.8 për qind të totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2018, duke respektuar në këtë mënyrë rregullin fiskal prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës.
 
Në nivel 5-mujor, pagesat neto të realizuara të kontratave koncesionare/PPP, përbëjnë  1.8 për qind të totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2018, prej 419.3 miliard lekë./MONITOR
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...