VIDEO/ Dhunë ndaj gazetarëve për të fshehur “avullimin” e miliona eurove në Rrugën e Tepelenës

E Enjte, 26 December 2019 19:08

Tritan Shehu/

Akoma pa perfunduar rrezohet nje pjese e investimeve aty, duke zbuluar ate realitet shperdorues.
Mashtrimi i pare eshte termi “By pass” i Tepelenes, kur eshte vetem riparim e zgjerim deri me total 10,5 m i rruges ekzistuese me dy korsi se bashku me trotuaret, per 2,3 km gjatesi, me nje shpenzim prej 24,5 M E.
Ndersa By pass i vertete i Fierit, autostrade me 4 korsi, qe e investon Banka Europine kushton vetem 2,2 M Euro per km, llogarite bejini vete.
Nderkaq prej dy ditesh ka nje rrezim dhe te asaj qe po ndertohet kaq shtrenjte, kur ne Tepelene nuk ka rene asnje Termet natyror, pervecse atij Termeti biologjik, qe ben cudira aty!
Eshte e detyrueshme te behet trasparente se cfare po ndodh me keto shpenzime te fryra disa here, por qe perseri japin nje produkt shume larg niveleve te cilesise e sigurise minimale.
Ashtu sic eshte e domosdoshme te ndiqen penalisht agresoret dhe porositesit e tyre ndaj gazetareve, rembimit te mjeteve te punes se tyre kur po tentonin te filmonin, gje per te cilen ata kane bere denoncimet perkatese.

Login to post comments