Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta thotë se tensioni në Shqipëri është i sponsorizuar për të defaktorizuar shtetin shqiptar, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se po shkatërron gjithë sistemin në vend për protagonizmin e tij.
I ftuar në “360 Gradë” në Ora, Meta tregoi me fakte konkrete se si po e shfrytëzon Serbia këtë situatë.
Meta: Tensioni nuk është i rastësishëm as në Shqipëri. Ndoshta pas gjithë këtij tensioni të sponsorizuar qëllimisht qëndron dëshira që të na paraqesin që shqiptarët nuk bëjnë dot gjë. Ky ka qenë një vit zhgënjimesh në tërësi.
-Thatë është i qëllimshëm tensioni midis Shqipërisë dhe Kosovës..
Meta: Tensioni në Shqipëri është i provokuar qëllimisht. Tensioni qëndron tek arbitrariteti i një individi që ka rrëzuar një sistem të tërë në vend me mjaft sukses dhe të gjitha këto dështime kërkon t’i mbulojë duke krijuar edhe debate plotësisht të pa nevojshëm. Është një strategji për të mbijetuar pa rregulla loje përmes presioneve, kapjes së medias, linçimeve.
-Kur ka nisur kjo strategji apo plan i qëllimshëm?
Meta: Këtu kemi të bëjmë me një defaktorizim të Shqipërisë, pa kredenciale demokratike që prej tre vjetësh bën hapa pas në raport me BE-në. Nuk mund të jetë modeli për shqiptarët në rajon dhe për shkak të protagonizmit të një personi që në fund fare i përdor më së miri Serbia në rrafshin ndërkombëtar për t’i paraqitur shqiptarët si revanshistë. Në Serbi kemi drejtues që rehabilitojnë Millosheviçin. Para dy javësh tha Masakra e Reçakut ishte trillim apo të para dy ditëve të Daçiçit që tha që zhbërja e shtetit të Kosovës është qëllim i Serbisë. Ka avancuar shumë në Uashington, në Bruksel. Ka përfituar shumë nga dialogu me Kosovën. Ai premtoi se nuk do të bllokonte anëtarësimin e Kosovës dhe përfitoi hapjen e negociatave dhe në fund e shfrytëzoi kundër Kosovës. Këto janë pohime.
Pse duhet që kryeministri i Shqipërisë të thotë në Parlamentin e Kosovës, që në të ardhmen do të ketë një president të përbashkët. Politika e Beogradit e përktheu Shqipëri-Kosovë, një shtet dhe nuk ia vlen ta njihni