Detaje të reja janë zbardhur nga shkëmbimi i zjarrit në kufirin greko-shqiptar mes policisë greke dhe një bande hajdutësh të përbërë nga shqiptarë. “BalkanËeb” zbardh emrat e dy shqiptarëve, që u arrestuan pas shkëmbimit të zjarrit, në tentativë për të hyrë në tokën shqiptare.
Në pranga ka rënë 46-vjeçari Sulo Ismaili, nga fshati Janjar i Sarandës, i cili ka bërë rezistencë të fortë, duke plagosur dhe njërin prej policëve grekë. Ai rezulton me precedentë penalë në Sarandë dhe në Greqi, për grabitje. Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe djali i tij, E. Ismaili, 16 vjeç.
Banda e grabitësve përbëhej nga pesë persona, në momentin e shkëmbimit të zjarrit me policinë, por tre prej tyre arritën të shpëtonin. Ata vidhnin kafshë të ndryshme në Greqi dhe i prisnin ose i sillni të gjalla drejt Shqipërisë.