“Po luftojmë për mbijetesë”, tregtarët në Kukës takohen me nënkryetarin e PD. Spaho: Rimëkëmbja e ekonomisë kalon nga plani i PD për biznesin

Diel, 29 December 2019 13:50

Po luftojmë për mbijetesë”, tregtarët në Kukës takohen me nënkryetarin e PD. Spaho: Rimëkëmbja e ekonomisë kalon nga plani i PD për biznesin.

 

Viti 2019 ka shënuar për Kukësin një vit që ka thelluar varfërimin e banorëve të tij dhe braktisjen e qytetit prej tyre. “Ne po luftojmë për mbijetesë”- i tha një tregtar nënkryetarit të PD, Edmond Spaho, i cili takoi disa prej tyre në rrugët thuajse të boshatisura të Kukësit.

Qytetarët përmendën 3 faktorë kryesorë që kanë ndikuar në thellimin e vardërisë dhe rënien e konsumit:

1.Rritja e taksave

2.Taksa e rrugës së kombit

3.Largimi i të rinjve

“Në krahasim me vitet e tjera, sivjet shumë më dobët edhe pse çmimet janë shumë të lira.  Konsum nuk ka. Njerëzit po ikin”, - tha një tregtar, ndërsa një tjetër llogariti sa ia ka rritur koston taksa e Rrugës së Kombit. “Bëj 15 rrugë, shpenzoj 30 mijë lekë për rrugën më muaj, pra 450 mijë lekë në vit për të marrë mallin, sa 2 rroga punëtori”

Lidhur me taksën e Rrugës, PD ka qendrim të qartë. “Prioriteti ynë, me ardhjen në pushtet nga vota e lirë e shqiptarëve, do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit, pasi kjo rrugë u ndërtua për të gjithë shqiptarët për një ekonomi më të zhvilluar dhe për të mos larguar banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.”- theksoi nënlryetari i PD, Edmond Spaho.

Në takimet me tregtarët në Kukës, zoti Spaho vuri në dukje prioritetet e PD për rimëkëmbjen e ekonomisë, veçanërisht, të biznesit të vogël.

“Deri në 140 milionë lekë xhiro do të konsiderohet biznes i vogël, do të paguhet vetëm 0.5% të xhiros për të gjitha llojet e taksave. Do të vendoset pullën tek dera e dyqanit dhe nuk do të ketë më të drejtë tatimori për të ardhur këtu. Çdo biznes do të përfitojë nga sigurimet shoqërore. Nga 15% që paguan sot, do të paguajë 9%. Çmimi i energjisë elektrike nuk ka arsye pse të rritet. Përkundrazi, ne do ta ulim. Do të heqim akcizën e karburantit që të ulet çmimi me 300 lekë” - theksoi nënkryetari i PD, Edmond Spaho.

Zoti Spaho vuri në dukje se PD më krye të qeverisjes së vendit synon rikthimin e investitorëve të huaj, të cilët janë larguar nga Shqipëria për shkak të korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit dhe të taksave të larta.

Modifikuar më Diel, 29 December 2019 14:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...