“Unë sot paguhem me gjysmën e pagës”, ish deputeti uron Vitin e Ri me një mesazh të fortë

Hënë, 30 December 2019 09:26

Me një urim për vitin e ri 2020, ish deputeti i LSI Përparim Spahiu e ka vënë theksin e fjalës së tij tek minatorët dhe ish minatorët në të gjithë Shqipërinë.

“Viti 2020 i gjen ata me një lëvizje të re sindikaliste për tu përshëndetur, me shpresën që ata te jenë sa më shumë, e të gjithë bashkë të luftojnë për një jetë më të mirë, e për të drejta të mohuara, si njerëzit e punës më të rëndë, më të veshtirë nga çdo profesion tjetër”, shkruan Spahiu në një postim në rrjetet sociale teksa kujton edhe veten por edhe prokurorë e gjykatës të larguar nga vetingu që ende marrin pagesë për statusin që kanë pasur.

“Statusi i Minatorit është një e drejtë e mohuar minatorëve prej afro 30 vitesh, të drejtë qe e kanë oficerë, naftëtarë, por dhe deputetë.

Kujtoj që un sot paguhem me gjysmën e pagës, por dhe prokurorë e gjykatës të larguar nga vettingu marin rreth 40% te pagës reale për një periudhë te caktuar, pasi, është statusi i veçante i miratuar në Parlamemt që jua garanton atë”.

POSTIMI I PLOTE

Gëzuar Vitin e Ri!

Ky urim është për minatorët e Pusit nr 2 por dhe ata të Zonës së Parë e Zonës D.

Ky urim është për minatorët e Batrës, Klosit, Përrenjasit, Pukës, Selenicës, Korçës e Valiasit.

Ky urim është për minatorë dhe ish minatorë në të gjithë Shqipërinë.

Viti 2020 i gjen ata me një lëvizje të re sindikaliste për tu përshëndetur, me shpresën që ata te jenë sa më shumë, e të gjithë bashkë të luftojnë për një jetë më të mirë, e për të drejta të mohuara, si njerëzit e punës më të rëndë, më të veshtirë nga çdo profesion tjetër.

Shpresoj që lëvizja sindikaliste e nisur në Bulqizë të kthehet në një lëvizje mbarë kombëtare e të gjithë minatorëve në Shqiperi, ku qëllimi kryesor i saj, të jetë miratimi i Statusit të Minatorit, si dokumenti dhe ligji kryesor që zgjidh probleme bazike të punës, mirëqënies, dhe një jete dinjitoze që i takon dikujt që punon, ka punuar, por dhe do të punojë nesër në minierë.

Statusi i Minatorit rregullon:

Pagën minimale.

Pensionin minimal.

Kujdesin shendetësor.

Pagën e plotë familjeve në rast të humbjes së jetës të kryefamiljarit në minierë.

Moshën por dhe vitet e punës së daljes në pension.

Me miratimin e Statusit të Minatorit përfitojnë rreth 20,000 minatorë dhe ish minatorë në Shqipëri.

Kjo duhet te jete kërkesa bazë e çdo lëvizjeje sindikaliste.

Statusi i Minatorit është një e drejtë e mohuar minatorëve prej afro 30 vitesh, të drejtë qe e kanë oficerë, naftëtarë, por dhe deputetë.

Kujtoj që un sot paguhem me gjysmën e pagës, por dhe prokurorë e gjykatës të larguar nga vettingu marin rreth 40% te pagës reale për një periudhë te caktuar, pasi, është statusi i veçante i miratuar në Parlamemt që jua garanton atë.

Dhe njeherë, urimet më të mira vëllezërve të mi bulqizakë, që punojnë apo jo në minierë, me lutjen, por dhe thirrjen e kujdesit maksimal ditën që votojnë.

Janë Ilir Beqja e Almira Xhembulla të zgjedhur në Qarkun Dibër dhe votuan kundër Statusit të Minatorit, Vazhdojnë deputetë, me pagë të plotë.

Ka shume mjete e mënyra për zgjidhje problemesh, por më e forta, që secili nga ne ka në dorë, është ajo “copë” letër që quhet Fletë Votimi.

Shenja që ne vëmë aty ka lidhje direkte me jetën tonë, femijëve tanë e të gjithë shoqërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...