Në mbledhjen e 3-të të Komitetit të Rindërtimit, Blendi Çuçi bëri një bilanc të fundit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, si dhe të banorëve që janë akomoduar aktualisht në hotele dhe çadra.
10225 qytetarë mësohet se do ta kalojnë Vitin e ri në çadra dhe numrin më të lartë e ka qarku i Durrësit.
I pranishëm në mbledhje e tretë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ministri Çuçi tha se në hotele ndodhen mbi 3 mijë persona.
Shifrat nga Emergjencat
3613 persona janë në hotele
10225 në çadra, numrin më të lartë e ka qarku i Durrësit,
39310 objekte janë verifikuar
3580 të pabanueshme në Durrës
72 objekte janë shembur
10 në Tiranë
7 në Lezhë
Familjet përfituese të qirasë
Në Durrës 1310 familje
Në Shijak 1187
Në Tiranë 2274
Në Vorë 499
Në Kavajë 176
Në Kamëz 270
Në Lezhë 610
Meremetimet
887 leje në Tiranë
12 leje në Durrës (6 kanë filluar zbatimin)
Shëndetësia
8 pacientë janë të shtruar te Trauma
3 janë dërguar për specializim jashtë vendit
Arsimi
53 shkolla janë dëmtuar rëndë nga tërmeti, u pezullua mësimi, u transferuan
Qarku më i goditur Durrësi, 32 shkolla
14 në Tiranë
7 në Lezhë
28 shkolla janë meremetuar në Durrës