Rama sulmon sërish Kosovën/ ‘Politikanët atje dinë se ofarë duan për vete por jo për popullin....’

Hënë, 30 December 2019 18:54

Kryeministri Rama në mesazhin e tij të fundvitit, ka sulmuar edhe njëherë drejtuesit politikë kosovarë

Rama ka deklaruar se Shengeni Ballkanik nuk është një Jugosllavi të re, siç është interpretuar nga politika në Kosovë.

Nuk është një formë për të rritur ndikimin ekonomik të Serbisë në rajon dhe mbi të gjitha nuk është as një program për të harruar krimet serbe.

 

"Nuk e tradhtoj, popullin, dhe këtu s'e kam vetëm për Shqiptarët, por edhe të Kosovës. Unë tradhtar? Po si, kur, pse, dhe për cilën arsyen e mos arsyen e atyre që nuk duan të dëgjojnë, mesa duket të tjerët kanë një zotësi që unë nuk kam, dinë ta luajnë rolin e mëmëdhetarit të flakët thjesht sa flitet për shkjaun. Por koha nuk është me ta, është me të drejtën dhe të vërtetat që mund të mbulohen, por kurrsesi nuk treten. Nuk është një Jugosllavi e re, siç thonë ata që nuk bëjnë dot bashkë dy parti për të qeverisur vendin, sepse ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq. As nuk është një plas serb për të dominuar ekonomikisht rajonin.

 

Politikanët dinë çfarë duan për vete, por nuk dinë çfarë duan për Kosovën. As program për të harruar krimet serbe apo masakrat apo njohjen e Kosovës si shtet, ose është i paaftë ose është ngopur nga Kosova se e ka siguruar të veten për 7 breza. Është një domosdoshmëri historike. Rruga e vetme për të thyer barrierën mes Serbisë dhe Kosovë, nuk sjell asgjë të re në raportin e marrëdhënieve politike as për Serbi-Kosovë dhe as për Shqipëri-Serbi për Kosovën. I qëndrojmë qëndrimit tonë. Si e ndihmon Kosovën, që ka 5 vjet që diskutohet. Shqipëria, po po unë e kam bindur Serbinë, që as të mos e kushtëzoj tryezën e aq të mos pretendojnë që Shqipëria dhe Kosova të bëjë marrëveshjen, nëse Serbi Kosovë nuk duan. Shengeni na jep ne mundësinë të bëjmë atë që nuk e kemi bërë dot, se as Ëashingtoni dhe Brukseli nuk na e lejuan, madje na janë hedhur në fyt. Nuk kam dëgjuar asnjë argument racional. BE do të vendos 1.2 mld euro, por rritje e bashkëpunimit rajonal është një premisë më shumë që të krijohen kushte më të favorshme për dialogun Serbi-Kosovë", tha Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...