Valdrin Pjetri nën akuzë, Prokuroria e Tiranës regjistron procedimin penal, si i shpëtoi hetimit të SPAK dhe ‘loja’ me një shkronjë

E Enjte, 02 Janar 2020 16:07

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për ish- kandidatin për kryetar të bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Mësohet se Pjetri rrezikon dënimin deri ne tre vite burg si dhe mos ushtrim për një kohë të caktuar të funksioneve publike.

Pjetri ka shpëtuar nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, sepse nuk cilësohet zyrtar i lartë pasi nuk arriti ta merrte detyrën.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, ish-kandidati për kryebashkiak i Shkodrës, rezultonte i dënuar  në Itali në vitin 2003.

Mirëpo vërtetimi i këtyre akuzave ka vonuar disa muaj. Shkak  janë bërë të dhënat e tij për identitetin pasi në momentin e arrestimit Pjetri ishte prezantuar me emrin ‘Valdrim’.

Më tej, kanë qenë gjurmët e gishtave që e kanë nxjerrë zbuluar, pasi kanë rezultuar të njëjtat.

Kujtojmë që ish-kandidati për kryebashkiak i Shkodrës, ishte arrestuar në flagrancë nga policia e Firences në datën 27 janar të 2003, bashkë me një shtetas tjetër shqiptar.

Ndërkohë sipas organit qëndror të akuzës, Pjetri u dënua nga gjykata e Firences për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Sipas Gjykatës së Firences, subjekti Valdrin Pjetri u dënua me vendim të formës së prerë përfundimisht me 18 muaj burg dhe me gjobë të barabartë me 1.000 Euro. Por dënimi u pezulla dhe Pjetri dëbohet me urdhër të Prefektit të Firences nga territori Italian më datë 04 shkurt të 2003 masë e marrë nga Prefekti i Firences. Sipas shkresës, afati i dëbimit përfundoi më datë 2 prill 2015.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...