Gazeta gjermane: Rama kaloi 500 mijë dollarë te fondacioni që ekspozon punimet e tij

E Enjte, 02 Janar 2020 18:17

Shqipëria merr drejtimin e OSBE-së dhe mediat gjermane e kanë nisur vitin duke pyetur se si mundet që një vend në krizë të marrë drejtimin e një organizate që synon të forcojë demokracinë në Europë.

Gazeta e njohur gjermane, Tages Zeitung, shkruan se drejtimin e OSBE do e marrë Edi Rama, i njohur në Europë si artist, por edhe për shkak të kriminalizimit të sistemit politik në Shqipëri.

Në shkrim, gazeta përmend edhe një skandal të vitit 2016 të Edi Ramës.  “Rama është i njohur në Europën Perëndimore si artist dhe shpirt i lirë. Si kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste, ai ka kohë që ka zbuluar anë të tjera për veten e tij. Korrupsioni dhe krimi i organizuar kalojnë përmes sistemit politik të Shqipërisë, dhe anëtarët e kabinetit të Ramës janë përfshirë gjithashtu në marrëveshjet e drogës. Ka pasur edhe një skandal rreth Ramës vetë në vitin 2016: me firmën e tij, fondet shtetërore prej 500 mijë dollarësh kaluan te fondacioni i Bienales së Venecias, ku vetë Rama ekspozon punimet e tij”, shkruan gazeta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...