“Rama person i padëshirueshëm në BE”/ Thirrja e Martin Henze: Shqiptarët të mbrojnë Kombin

Premte, 03 Janar 2020 12:55

Edi Rama është person i padëshirueshëm në BE. Shqiptarët duhet të ngrihen dhe të mbrojnë Kombin. Kështu shkruan Martin Henze, këshilltar ekonomik pranë CDU dhe një prej kritikëve të fortë të Kryeministrit Edi Rama.

Në rrjetin social Twitter, duke diskutuar me një komentues, Henze shkruan se Rama ka tradhtuar dhe ka dalë kundër kombit,  dhe tani kombi duhet të vendosë se çfarë dëshiron. “Gjermania e bëri këtë në vitin 1989, megjithë shërbimin sekret dhe 1 milion ushtarë rus”, shkruan Henze.

Reagimet kanë ardhur pas lajmit sesi mësuesi 42-vjeçar turk Harun Çelik u mor në Shqipëri nga Shërbimi Sekret i Turqisë. Edhe në rastin tonë është ndjekur i njëjti skenar si në Kosovë.  “Opozita parlamentare e udhëhequr nga Lulzim Basha. Shqipëria e lirë, studentë, nëna, baballarë, fermerë, intelektualë, artistë, mekanikë, shkrimtarë, njerëz të moshuar dhe me aftësi të kufizuara duhet të ngrihen në këmbë dhe të eliminojnë politikisht këtë qeveri.

Ka një emergjencë kushtetuese, Rama vazhdimisht po shkel kushtetutën dhe po parandalon pranimin në BE, ai po bën tradhëti, të gjithë njerëzit duhet ta mbrojnë kombin tani.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...