Sulmi ndaj ambasadës, Mediu: Serbia cënon pavarësinë e Malit të Zi

Premte, 03 Janar 2020 17:12

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar pas sulmit në ambasadën e Malit të Zi në Beograd.

Me një deklarë për mediat, Mediu thotë se ‘qëndrimi i autoriteteve serbe është i papranueshem duke sfiduar hapur pavërësinë dhe lirinë e Malit të Zi, në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare’.

Deklarata e plotë e Fatmir Mediut:

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është një akt i paprecedentë dhe i dënueshëm. Qartësisht sulmi ndaj Malit të Zi është sulm karshi një vendi sovran i cili kerkon që me pavaresinë e tij, antarësimin në NATO dhe BE të garantojë një demokraci të qëndrueshme për qytetarët e vet.
 

Mali Zi ka qenë dhe ngelet një faktor i rëndësishëm stabiliteti në Ballkan.

Shqipëria dhe autoritetet shqiptare duhet të dënojnë ashpër këto sulme që tregojnë qartësisht që politika e Beogradit është politikë e kontrollit dhe vendosjes nën vasalitetin serb të vendeve ballkanike.

Qëndrimi i autoriteteve serbe është i papranueshem duke sfiduar hapur pavërësinë dhe lirinë e Malit të Zi, në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare.

Indiferenca e qeverisë shqiptare kundrejt këtij akti për më tepër kur jemi kryesues të OSBE-së është e papranueshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...