Vdekja e papritur e ish-deputetit/ Basha: Ishte luftëtar i paepur

Saturday, 04 Janar 2020 11:32

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas ndarjes së papritur nga jeta të Ali Gripshit, ish-deputet i kësaj force politike dhe aktivist i degës së Peqinit.

Postimi i Bashës

Mbrëmë u nda nga jeta Ali Gripshi, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe një prej aktivistëve kryesorë të degës së Partisë Demokratike të Peqinit.

Një luftëtar i paepur për drejtësi shoqërore, Ali Gripshi ishte shembulli i qytetarit të angazhuar që për dekada me radhë u shndërrua në frymëzim për dije e respektimin e të drejtave të njeriut. Breza të tërë të qytetarisë së Peqinit u rritën me pedagogjinë e Ali Gripshit, me iluminizmin dhe atdhedashurinë që ai përçonte edhe në kohën e diktaturës, kur varfëria synonte tjetërsimin e njeriut dhe shndërrimin e tij në një skllav të regjimit.

Pas rrëzimit të diktaturës Ali Gripshi u rreshtua në vendin që meritonte dhe që i takonte. Me themelimin e Partisë Demokratike në Tiranë, ai ishte i pari në Peqin që mori teserën e PD, ishte drejtues i grupit nismëtar që krijoi degën e PD në Peqin dhe u zgjodh kryetari i parë i saj në Janar të 1991, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të parë Kombëtar të PDSH.

Me kontributin e Gripshit, forcat demokratike regjistruan një fitore të thellë në Peqin, duke e rreshtuar atë plot meritë ndër bastionet e PD-së. Si një kurorëzim normal i këtij angazhimi shoqëror, erdhi edhe zgjedhja e Ali Gripshit si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, në vitin 1996.

Qytetarët e Peqinit kujtojnë përpjekjet e gjithanshme të Ali Gripshit për zhvillimin e zonës, jo vetëm në funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Arsimore, por kryesisht në funksionet e një prijësi, e një kryeplaku të vërtetë, i cili diti të kontribuonte që në qytet të mos rikthehej padrejtësia, e çfarëdo forme qoftë ajo.

Partia Demokratike ka qenë e nderuar që ka pasur për thuajse 3 dekada në radhët e saj Ali Gripshin dhe ka gëzuar kontributin e pashoq të mësues Gripshit, Nderit të qytetit të Peqinit.

Mendimet dhe lutjet e mia janë me 3 vajzat e Aliut dhe të gjithë të afërmit dhe miqtë e Aliut. Me humbjen e tij të parakohshme, ato humbën babanë e tyre të shtrenjtë, familja njeriun e saj më të dashur dhe PD aktivistin e pashoq.

Përpjekja për një shoqëri më të drejtë, për një Peqin të arsimuar e një Shqipëri të zhvilluar është një detyrim për Partinë Demokratike, por edhe një homazh për kontributin 30 vjeçar të Ali Gripshit në radhët e saj.

U prehtë në paqen e përjetshme.

I paharrueshëm qoftë kujtimi i tij!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...