Konventa e LSI Tiranë/ Kryemadhi: Dekada e shpresës dhe ndryshimit, shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre

Saturday, 04 Janar 2020 12:07

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot Konventën e partisë për Tiranën. Takimi i parë i LSI për 2020-ën është jo vetëm ndezja e motorëve për një vit që pritet i ngjeshur me ngjarje politike, por edhe prezantimi i strategjisë së kësaj partie për dekadën që sapo ka nisur.

Në fjalën e mbajtur në Konventë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se kjo do të jetë dekada e shpresës dhe ndryshimit.

Duke u uruar shqiptarët për vitin e ri, Kryemadhi u shpreh se është koha që shqiptarët të rifitojnë të drejtat që u janë grabitur. “Ju uroj një vit të ri të mbarë, të paqtë, të gëzuar dhe të begatë për ju dhe gjithë shqiptarët. Ju uroj këtë vit, i cili hap dekadën e shpresës, dekadën e fitores mbi të keqen, dekadën kundër varfërisë, dekadën e rifitimit dhe konsolidimit të lirive, dekadën e një Shqipërie pjesë të Europës së Bashkuar, dekadë që e bën Shqipërinë edhe njëherë vend të dashur të shqiptarëve nga e cila ata nuk do donin të iknin kurrë, në dekadën që do ta kthejë Shqipërinë realisht në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve. Startimi në këtë dekadë të re është një mision i madh dhe i pakthyeshëm. Është një mision që nuk e ndal dot asnjë, autokrat, burokrat i korruptuar, oligark, kriminel, trafikant a kushdo qoftë, pasi përballë nuk ka as një, as dy, as pesë e as dhjetë, por shumicën absolute të shqiptarëve, që janë ngritur në këmbë për të rifituar Shqipërinë që po përpiqen t’ua grabisin”,- tha Monika Kryemadhi.

Modifikuar më Saturday, 04 Janar 2020 18:59

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...