Deportimi i ‘gylenistit’, Gjekmarkaj: Shqipëria bëri një autogol, Rama po bën çmos që të kënaqë Erdoganin

Saturday, 04 Janar 2020 20:40

Analisti Agron Gjekmarkaj teksa është përfshirë në debatin e madh që shkaktoi deportimi në Turqi i mësuesit Harun Çelik, i cilësuar si mbështetës i Fethullah Gylen, pohoi se Shqipëria në këtë rast bëri autogol. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Gjekmarkaj tha se Çelik nuk ishte terrorist, ndërsa shtoi se qeveria shqiptare theu kodin e besës, pasi mësuesi ishte në rrezik.


“Mësuesi Harun çelik ishte në rrezik, por u thye kodi i besës dhe i mikpritjes. Mendoj se Shqipëria humbi një shans për ta treguar atë. Mendoj se Shqipëria bëri një autogol dhe tregoi se ne jemi në një sferë vasaliteti ndaj Turqisë. Ata po na përdorin si një zonë influencë ku nuk përdoren të drejtat ndërkomëbtare. Ata bëjnë çka të duan për të kapur dhe për të arrestuar ata që quhen gylenist. Problemi është që Shqipëria si një vend që aspiron për të hyrë në BE, duhet të garantojë të drejtën e atyre që u rrezikohet jeta. Këtu kemi të bëjmë me një mësues, dhe jo me një terrorist siç thuhet nga Turqia. Shteti shqiptare duhet të jepte një pritë.

 

Kjo tregon se njerëzit në Shqipëri mund të depërtohen, për të thyer çdo barrierë të shtetit ligjor në vend, për t’i bërë qefin presidentit turk, që kryeministri jonë ka model, apo aspiron si model në Shqipëri. Ai po bën çmos për ta kënaqur atë me kosto për dinjitetin e kombit shqiptar në raport me kombet e tjera të qytetëruara.”, tha Gjekmarkaj. Teksa u ndal tek deklarata e shtetit shqiptar se depërtimi u krye duke respektuar procedurat, Gjekmarkaj tha se mediat turke flasin për një operacion të suksesshëm të Inteligjencës turke. Duke risjellë në vëmendje rastin e Kosovës ku u depërtuan 6 gylenistë, analisti tha se ky shtet reflektoi menjëherë, duke shkarkuar ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj.

“Kjo nuk duket se është çështje procedurash, por duket më e thellë. Mediat turke flasin për një sukses të Shërbimeve Inteligjente të Turqisë, ndërsa autoritetet shqiptare flasin për zbatim ligji. Ka dy të vërteta, por ne e dimë se është vetëm një. Dy të vërteta nuk përputhen. Nëse rrimë tek krahasimi tek Kosova, (Deportimi i 6 gylenistëve) Kosova qëndroi me dinjitet. Atje kishte dy linja, linja e Thaçit dhe e Ramush Haradinjat. Në këtë aspekt Kosova reflektoi thellë dhe menjëherë, me shkarkimin e ministrit të Brendshëm. Këtu tek ne të lë shijen e keqe që të themelojnë një traditë. E druaj shumë, që ky do të jetë vetëm fillimi dhe do të ketë raste të tjera.”, pohoi Gjekmarkaj.

Po ashtu analisti tha se Rama është pozicionuar përkrah presidentit Erdogan, ndërsa opozita ka zgjedhur që të reagojë përmes zërave jo me rëndësi dhe jo vet liderët.
“Rama ka zgjedhur që të jetë me Erdogan në mënyrën se si qeveris brenda vendit, pasi sulmon postin e presidentit, mediat, sundon ekonominë, si në rastin e ligjit ati-shpifje. Ai e adhuron presidentin e Turqisë, dhe përpiqet që t’i ngjajë, të paktën tenton dhe përpiqet që mos t’ja thyejë zemrën. Opozita jonë nuk ka zgjedhje tjetër. Ne duhet të kemi marrëdhënie të mira me Erdogan, por s’duhet ta kemi model. Për oportunizëm politik, ajo nxjerr zyrtar të dytë ose të tretë që të bëjë deklarata. Nuk shohim reagim nga liderët. Shqipëria duhet të ketë reagim pa ekuivok, pasi e kemi dashur shumë Europën dhe duam të jemi pjesë e saj. S’kemi rrugë tjetër përveç Europës. Opozita është e dënuar që të jetë nga Europa.”, përfundoi analisti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...