Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjet, ka rikthyer vëmendjen te ish/Kryebashkiaku i Vorës, Agim kajmaku, i shpallur në kërkim prej disa muajsh. “Ore, kot të pyes e zunë gjë Kajmakun këta të Policisë që duan?
Ngaqë ka qenë pushim këto kohë pas Tërmetit e se kemi patur shumë mendjen…”, shkruan Manjani. Në vijim ai ironikisht pyet “apo mos e kanë shpallur Gülenist dhe ja kanë çuar Erdoganit..!”.
Agim Kajmaku humbi mandatin e Kryebashkiakut për shkak të ligjit për dekriminalizimin, pavarësisht mbrojtjes që iu bë deri në fund nga Rilindja.
“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal”, thuhet në urdhër-arrestin për Kajmakun.