Rrëmbimi i mësuesit turk/ Vasili-Ramës: Merr përgjegjësi, boll u fshehe…

Diel, 05 Janar 2020 14:46

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjet, lidhur me heshtjen e Kryeministrit Edi Rama ndaj ekstradimit në Turqi të mësuesit turk Harun Çelik, i konsideruar si pjesëtar i organizatës Gylen. “Në Kosovë për një rast të ngjashëm Kryeministri Haradinaj shkarkoi ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi.

Po Edi Rames kush ja ka qepur gojën dhe pse?”, shkruan Vasili. Në vijim ai thekson “kaq i madh është borxhi ku ka hyrë Edi Rama sa që e ka të pamundur të mbajë qëndrim zyrtar për ngjarjen që po i krijon kaq probleme Shqiperisë??”. Vasili i ka drejtuar një apel Ramës që të marrë përgjegjësitë për ngjarjen në fjalë. “Kryeministri dhe ministri i Jashtëm Edi Rama duhet të shpjegohet publikisht dhe të marrë përgjegjësitë boll u fut vrimave dhe boll u fsheh pas bedelëve nepër ministri, polici e gjetkë”, shkruan Vasili.

Postimi i Vasilit

Edi Rama gojëqepur edhe per ekstradimin e Harun Çelik,po pse?? Edi Rama llafazani i deklaruar shteteror, serish shfaqet memec, por ne kete rast per Harun Çelik shtetasin turk te ekstraduar prej tij ne Turqi.

Keta rilindasit ne tufe, nga zedhenesa policie e qeverie e me radhe dolen e na shpjeguan se Harun Çelik u denua ne Shqiperi se hyri me pasaporte te falsifikuar dhe s’kishte asgje tjeter ndaj tij. Kete e degjuam te gjithe dhe nuk kishim ndonje arsye per te dyshuar apo komentuar.

Por mediat turke qe nga CNN turk ,Haber etj etj deklarojne se Harun Çelik eshte sipas qeverise i akuzuar si pjestar i FETO dhe pamjet e prangosjes se tij qe ne mberritjen e tij ne Turqi po bejne xhiron e botes.

Dy eurodeputete Ramona Strugariu dhe Rebeça Harms kerkojne hetim te menjehershem. Eshte denuar ashper nga Initiative of Human Rights and Freedom ne Marburg debimi i mesuesit turk duke deklaruar: “Rrëmbimi i paligjshëm i shtetasit turk Celik nga qeveria Rama shkel të drejtat e njeriut dhe shkel ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar, përfshirë konventat e Këshillit të Evropës”.

Ne Kosove per nje rast te ngjashem Kryeministri Haradinaj shkarkoi Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi. Po Edi Rames kush ja ka qepur gojen dhe pse? Duke ditur qe ky eshte llafazan i njohur dhe i papertuar per te folur budallalleqe pa fund,lind natyrshem pyetja:

Peng i kujt eshte qe Edi Rama qe nuk guxon te flase per nje ceshtje kaq delikate? Ç’fare detyrimi e mban lidhur gojen e Edi Rames qe nuk flet dot per kete problem??

Kaq i madh eshte borxhi ku ka hyre Edi Rama sa qe e ka te pamundur te mbaje qendrim zyrtar per ngjarje qe po i krijon kaq probleme Shqiperise??

Kryeministri dhe Ministri i Jashtem Edi Rama duhet te shpjegohet publikisht dhe te marre pergjegjesite boll u fut vrimave dhe boll u fsheh pas bedelëve neper ministri,polici e gjetke.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...