Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të presë sot në takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilin do të diskutojë për çështjen e caktimit të mandatarit për formimin e qeverisë së re.
Ky takim do të mbahet në Presidencë, duke filluar nga ora 15:00.
Presidenti Thaçi i kishte dërguar Kurtit tri kërkesa për takim, por që të gjitha ishin refuzuar nga fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit.
Para takimit Thaçi-Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të zhvillojë mbledhjen e Kryesisë dhe të grupit parlamentar.
Kujtojmë se më 26 dhjetor 2019 është konstituuar Kuvendi i Kosovës, ku Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentar, por pa marrëveshje me LDK-në edhe pse deputetët e kësaj partie e kanë votuar pro Konjufcës.
Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja që nga zgjedhjet e 6 tetorit janë duke negociuar për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, por pa ndonjë rezultat konkret.