Buxheti për 2020/ Taksat që ndryshojnë në Tiranë, preken banorët dhe biznesi i vogël

Hënë, 06 Janar 2020 09:41

Pas taksës së pronës, që nga 100 u rrit mesatarisht në 350 lekë/muaj, banorët kryeqytetas do t’i nënshtrohen një tjetër detyrimi shtesë.

dav

Bëhet fjalë për tarifën e pastrimit, e cila do t’i nënshtrohet një indeksimi të lehtë (siç thuhet në propozimin e bërë nga bashkia). Kjo do të ndodhë në harkun kohor të dy viteve të ardhshme, por nuk përjashtohet mundësia që propozimi të shkojë në Këshill Bashkiak mbledhjen e ardhshme, duke qenë se flitet për “mbushje arke” pikërisht në kohën kur të ardhurat nevojiten më shumë se asnjëherë më parë.

Ky lajm, që me siguri nuk do të pritet mirë nga kryeqytetasit, ka marrë miratimin në parim të këshilltarëve bashkiakë, si një ndryshim në buxhetin afatmesëm 2020- 2022. Kjo argumentohet me diferencën e madhe midis kostos që paguan bashkia për pastrimin dhe përpunimin e mbetjeve dhe të ardhurave të arkëtuara nga qytetarët për mbulimin e këtij shërbimi.

Veç kësaj, edhe hyrja në fuqi e kontratës së inceneratorit në bazë të PPPsë nga qeveria që po zbatohet nga Bashkia e Tiranës ka imponuar një ndryshim në tarifë. Nga ana tjetër, një lajm i mirë vjen për biznesin e vogël. Ekonomistët e bashkisë kanë menduar ta ulin atë, me qëllim për t’ua lehtësuar barrën e detyrimeve që kanë këta të fundit.

“Për periudhën 2020-2022 janë propozuar ndryshime në tarifën e pastrimit dhe largimit të mbeturinave, në masën e një indeksimi të arsyeshëm për të mbuluar deri në një masë të caktuar kostot e dyfishuara të ofrimit të shërbimit, si dhe një ndryshim në taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore për të ekuilibruar ngarkesën fiskale të biznesit të vogël me xhiro 0- 2 milionë lekë”, citohet në projektbuxhetin e miratuar në fund të muajit të shkuar.

Si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve, Bashkia e Tiranës ka parashikuar të arkëtojë në 2020-ën 1 miliard lekë më tepër nga tarifa e pastrimit (nga 2.070.000.000 lekë në 2019, 2.175.320.000 lekë/vit) dhe 50 milionë lekë më pak për taksën e infrastrukturës arsimore, minus ky i ardhur nga subjektet tregtare (860.000.000 në vitin 2019 në 813.571.000 këtë vit).

Të gjitha taksat e tarifat e tjera mbeten të pandryshuara, së paku edhe për dy vitet e ardhshme. Në total, bashkia ka parashikuar të mbledhë 20,325,227,959 lekë, po aq sa ç’parashikon të shpenzojë. Në dy vitet që pasojnë, shifrat janë më të ulëta.

PANORAMA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...