Dekada e re, fitorja ndaj padrejtësive dhe rinia si garanci për të ardhmen

Hënë, 06 Janar 2020 12:41

Nga Floida Kërpaçi

“…Shqipëria ka shumë potencial. Këtu mund të zhvillohet turizmi, sektori  energjetik, e shumë të tjera. Ka ushqim, klimë të shkëlqyer dhe ka njerëz, a po, njerëzit janë fantastik. Të rinj në moshë e që mund të flasin lirisht disa gjuhë të huaja. Shqipëria ka lehtësisht shumë potencial…”

E kam dëgjuar këtë përshkrim për potencialin e Shqipërisë me qindra herë. Problemi qëndron se jemi në vitin 2020 dhe ky potencial i madh i përshkruar me fjalë nuk përkthehet në mundësi reale për të rinjtë dhe të rejat e vendit, të cilët po vijojnë të largohen drejt vendeve të BE-së, duke kërkuar një jetë më të mirë, në një shtet që është gati t’u ofrojë atë që vendlindja e tyre dështon.

Gjatë udhëtimeve nëpër Shqipëri për t’u takuar me të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Socialiste për Integrim por edhe më gjerë, kam parë se si në shekullin tonë ka ende fëmijë që u duhet të bëjnë 2-3 orë rrugë në këmbë për të shkuar në një shkollë pa ngrohje, ndonjëherë pa dritare e kushte të tjera bazike. Kam parë gjimnazistë që model të inspirimit kanë komshiun bashkëmoshatar, i cili e ka lënë shkollën, është përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe fiton sot në moshën 15-16 vjeçare më shumë sesa ai që shkon në shkollë dhe përgatit veten për një jetë sipas ligjit. Pasi ai vetë ndoshta nuk do t’i fitojë ato të mira përgjatë gjithë jetës.

Ka dhe nga ata, të cilët antivlerat mbizotëruese të shoqërisë sonë i kanë çuar drejt gjendjes së rënduar psikologjike, diktuar nga pasiguria për të ardhmen. Sot, në shoqërinë shqiptare kemi më tepër sjellje devijante në moshë të re, sesa më parë. Ankthi, stresi, depresioni, janë sot prezentë te të rinjtë dhe të rejat e vendit tonë. Personat të cilët i kanë në dorë për t’i krijuar antidodat, thjesht refuzojnë ta bëjnë atë!

Ndër vite, shumë nga potenciali i Shqipërisë ka shkuar dëm. Kjo do të thotë se burimet natyrore, pasuritë e shqiptarëve kanë shkuar në xhepat e 2 apo 3 miqve të qeveritarëve.

Vendet e punës nuk janë dhënë sipas meritës dhe konkurueshmërisë. Arsimi nuk është zhvilluar për të edukuar brezat për sfidat e së ardhmes po për të fituar zgjedhjet e ardhme. Shëndetësia nuk është ndërtuar për të lartësuar figurën e mjekut që t’i ofrohet shërbim shëndetësor për të kuruar pacientin, por është ndërtuar mbi koncesione dhe mashtrime që zhvatin paratë, ndërsa mjekët i detyrojnë të largohen ose të vendosen përballë pacientit.

E për shkak se potenciali i madh i Shqiptarëve ka shkuar te xhepat e miqve qeveritarë, shqiptarëve u ka humbur shpresa, të rinjve u është shkatërruar perspektiva për të ardhmen.

Rilindja ka arritur që Shqiptarët të jetojnë në krizë ekonomike, besimi dhe pasigurie. Përbuzje, neglizhencë dhe zero mbështetje dedikuar të rinjve kanë qenë të vetmet përgjigje ndaj problemeve të tyre.

E prandaj sot vuajmë një largim masiv të Shqiptarëve nga vendi ynë, sepse kemi një keqqeverisje që ka shkatërruar shtetin dhe e ka vendosur atë në duart e disa njerëzve!

Unë besoj se potenciali i Shqipërisë është kaq i madh, saqë popullsia mund të jetojë gjithmonë pa asnjë vështirësi me sfidat që përballet sot, nga papunësia, te kostot e larta të jetesës, të shëndetësia e dobët apo arsimi larg standardeve.

Potenciali i vendit tonë është aq i madh, saqë rinia e vendit s’ka nevojë të largohet rrugëve të Europës, por mund të jetojë dhe punojë këtu, për të qenë si pjesa më vitale e shoqërisë.

Motor ndryshimi dhe lidershipi për të ardhmen.

Por që kjo të ndodh, ne duhet ta shohim këtë fillim viti si një shans të ri që na jepet për të ndërtuar Shqipërinë e dekadës së re. Do të thotë që ne ta shohim njëri-tjetrin në sy si bashkëjetues në një shtëpi të madhe që quhet Shqipëri dhe bashkë të biem dakord për të ndërtuar një vend ku të gjithë të ndihemi mirë.

Kjo mund të realizohet përmes bashkëpunimit.

Ku vizioni për një të ardhme të begatë, të barabartë dhe të sigurt t’i paraprij sfidave të së ardhmes.

Ne të gjithë së bashku duhet të luftojmë për të drejtat tona, të cilat garantohen nga e drejta jonë për të zgjedhur nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për të pasur një sistem drejtësie të pavarur.

Kjo mund të realizohet përmes vizionit të së mirës së përbashkët, ku të gjithë jemi të barabartë në mundësi dhe siguri. Përpara kemi sfida të mëdha si zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ringritja e institucioneve themelore si Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë, si dhe ndëshkimi i fajtorëve për dështimin e rrugës europiane të vendit dhe shpopullimit masiv, që na ka prekur.

Ne të gjithë, brezi i ri mbi të gjitha, duhet të jemi gati për të përqafuar dhe çuar përpara vizionin e ri që kemi nevojë.

LSI, që në themelim të saj ka pas misionin për të qenë pranë qytetarëve, e nëpërmjet politikave të dedikuara t’u jap zgjidhje problemeve të Shqiptarëve.

Ne besojmë se angazhimi dhe mbështetja fuqimisht e të rinjve të vendit është shansi për të nisur dekadën e shpresës, rikthimit të besimit e ringritjes kombëtare!

Është momenti për të ecur më shpejt për t’u dhënë shanset të gjithë Shqiptarëve, për ta parë Shqipërinë si shtëpinë tonë të mundësive të mëdha!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...