“Vuçiç nxitës i luftës”. Avokati nga Prishtina: Rama hallka më e dobët e bashkëpunimit në Ballkan

Tuesday, 07 Janar 2020 08:28

Dasid Pallaska, avokat nga Prishtina, në një lidhje me “Ilva Now” e cilësoi gënjeshtër tipike të Vuçiç deklaratën e tij lidhur me krimet e luftës që Serbia ka bërë ndaj popullsisë kosovare.

Ai akuzoi Vuçiç si një njeri që ka mbjellë urrejtje etnike dhe nxitës i atmosferës së luftës, teksa kujtoi deklaratën e bërë nga presidenti i Serbisë në fillimet e karrierës së tij në vitin 1995, kur thoshte se për secilin serb të vrarë do vriten 100 boshnjakë.

“Ai nuk është një person që projekton besueshmëri, madje është nxitës i luftës. Vuciç duhet t’i japë fund ngacmimit të plagës së luftës, duhet të marrë përsipër përgjegjësinë që i takon, nuk kemi nevojë për deklarata populiste që fshehin krimet. Duhet nisur duke hequr dorë nga mohimi i krimeve të luftës dhe fushatës për çnjohjen e Kosovës”, shprehet Pallaska.

Duke iu referuar Samitit të Shengenit Ballkanit dhe mungesës së Kosovës, Pallaska akuzoi kryeministrin shqiptar Edi Rama se u bë palë me Vuçiç kundër Kosovës.

“Është gjithçka përveçse hallkë bashkëpunimi. Është hallka më e dobët në rajon, ndaj është përzgjedhur si partner i Vuçiç. Secili kriminel, para se të bëjë një krim, gjen një alibi, Këtë bëri Rama kur i kërkoi Vuçiç të njohë Kosovën, në Beograd. Në takimin e minishengenit e tregoi teksa në krah të Vuçiç, sulmoi lidershpipin e Kosovës”, – tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...