Vrasja e ish-drejtorit të OSHEE 4 vite më parë, çfarë e lidh ngjarjen me ekzekutimin e biznesmenit sot

Tuesday, 07 Janar 2020 12:08

Të tjera detaje dalin në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit Kastriot Reçi, sot në Rrëshen.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima dyshohet të jetë autor i ekzekutimit të 9 shtatorit të vitit 2016, ku mbeti i vrarë ish-drejtori i OSHEE-së Sajmir Jakut. Por kjo akuzë nuk u provua asnjëherë, ndërkohë që Reçi nuk u arrestua.

Ky i fundit u vra teksa dilte nga lokali i tij në Rrëshen, ndërsa ishte i shoqëruar nga një shok. Kujtojmë se në prill të 2017-ës Reçit iu vra edhe vëllai i tij në Romë. Dyshohet se vrasja e Gaspër Reçit të jetë bërë si hakmarrje për vrasjen e Saimir Jakut. Ndërkohë vrasja e Kreshnik Gjinit të jetë bërë në hakmarrje të vrasjes së Gaspër Reçit. Në secilën ngjarje morën pjesë dy autorë, por për asnjërën prej tyre nuk është ndaluar apo arrestuar njeri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...