Zhvillime interesante sot në Prishtinë, në mesditë përfundon afati i Hashim Thaçit

E mërkurë, 08 Janar 2020 09:44

Zhvillime interesante do të ketë në sferën politike në vend gjatë ditës. Fillimisht, nga ora 10:00 do të vazhdohet mbledhja e kryesisë së LV-së, e lënë në gjysmë. Nga ora 14:00 do të takohen në Kuvend, Albin Kurti e Isa Mustafa. Në mesditë përfundon edhe afati 48 orësh i presidentit Hashim Thaçi për Kurtin, shkruan Gazeta Express.

Albin Kurti me fillim nga ora 10:00 do të mbledhë për herë të dytë brenda javës kryesinë e partisë në të cilën ai udhëheq, për të diskutuar për mandatarin.

Mbledhja e djeshme ishte lënë përgjysmë, pasi Kurti me një pjesë të partisë shkuan në Kuvend ku u u takuan me Isa Mustafën dhe drejtues të LDK. Për më shumë se tre orë mbledhje, asgjë nuk është bërë progres në negociatat mes dy partive. Për më tepër, liderët edhe të martën u dakorduan për t’u parë përsëri.

 
Para mediave, Mustafa tha se nuk ka qenë i hidhëruar me Kurtin. “Sjemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, tha shkurtimisht ai. Takimi do të mbahet sot në ora 14:00 në objektin e Kuvendit të Kosovës, kanë konfirmuar nga të dyja partitë.

Një orë pas nisjes së takimit Kurti – Mustafa, përfundon edhe afati 48 orësh që presidenti Hashim Thaçi e ka dhënë për kreun e LV-së, që të propozojë mandatarin.

Pas atij takimi që zgjati vetëm pak minuta, Thaçi kishte shkruar në Facebook se do ta priste 48 orë për propozimin liderin e LV-së, në të kundër kërcënoi se do të ndërmerrte veprime kushtetuese dhe ligjore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...