“Nuk do të shokohesha”, Meta: Çdo gjykatë apo ndërkombëtar që i jep të drejtë Dvoranit, tregon se është e kapur politikisht

E mërkurë, 08 Janar 2020 10:28

Presidenti Meta e kallëzoi penalisht në tre prokurori kreun e KED, Ardian Dvoranin pas përplasjes për Gjykatën Kushtetuese, por ai thotë se nuk do shokohej nëse Gjykata do i jepte të drejtë.

I ftuar në emisionin ‘Tempora’ të gazetares Sonila Meço, Meta u shpreh i gatshëm të ulej përballë kujtdo, si Dvoranit apo dhe juristave ndërkombëtarë pasi ai është i bindur se çfarë është Kushtetuta. Presidenti tha se nëse ndonjë Gjykatë i jep të drejtë Dvoranit, do të tregojë se është e kapur politikisht.

“Mua më rrëmbenë kompetencat. Rrëmbyen kompetencat e Presidentit. Po kush je ti? Kreu i KED? Nuk ekziston fare as në Nuk do të shokohesha nëse Gjykata do t’i jepte të drejtë Ardian Dvoranin. Këtu kanë ndodhur gjëra më të çuditshme si zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm me 69 vota në Kuvend. Çdo Gjykatë që i jep të drejtë Dvoranit, dhe çdo institucion ndërkombëtar që i jep atij të drejtë është e kapur politikisht, tregon që është e kapur. Ne nuk na thotë dot ndokush, jo Kushtetuta nuk e ka kështu. Ata përfaqësojnë sot veten e tyre dhe drejtësinë e së nesërmes. Dal sot po të dua edhe përballë Dvoranit pavarësisht se unë nuk jam jurist, por edhe përballë çdo juristi ndërkombëtar sepse unë jam i bindur se çfarë përfaqëson Kushtetuta. Unë nuk do të lejoj që Kushtetuta të trajtohet si leckë. Kemi arritur këtu sepse të drejtat kushtetuese janë edhe më keq për shkak të shkeljeve.”- tha Presidenti Meta

Presidenti Meta e akuzon Dvoranin për dy vepra penale: “shpërdorim i detyrës” dhe “përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Login to post comments