Sulmi me raketa i Iranit, ish-kryeministri: SHBA ta ndëshkojë në mënyrë ekzemplare

E mërkurë, 08 Janar 2020 18:03

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmin me raketa që Irani ka bërë ndaj bazave të SHBA-së në Irak.

Me një shënim në Facebook, ish-kryeministri kërkon ndëshkim shembullor ndaj Iranit dhe urdhëruesve të sulmit.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

 

Një sulm terrorist i Ajetullahëve kundër bazave ushtarake të SHBA në Irak!

 

Të dashur miq, me urdhër të Ajetullaheve terroristë, forcat ushtarake të Iranit ndërmorën mbrëmë një sulm me raketa kundër bazave ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve të tyre që qëndrojnë në Irak me ftesë të qeverisë irakenë për të çliruar këtë vend nga ISIS.

Përveç këtyre kryeterroristi Khamenei, ka kërcënuar sot edhe Shqipërinë për mbështetjen e merituar që vendi ynë i ka dhënë dhe i jep rezistencës së pamposhtur iraniane.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet terroriste kundër bazave ushtarake amerikane dhe aleatëve të tyre, që me sukses çliruan Irakun nga pushtuesit barbar të al Bagdatit si dhe kërcënimet e kreut të diktaturës teokratike ndaj Shqipërisë dhe i bëj thirrje NATO-s dhe qeverisë së SHBA të ndëshkojnë në mënyrë ekzemplare për këto sulme dhe kërcënime terroriste regjimin e Ajetullaheve të Teheranit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...