Gjenerali amerikan: Shqipëria mund të jëtë shënjestër e Iranit, duhet të jeni vigjilentë

E Enjte, 09 Janar 2020 10:33

Çdo mik i SHBA, për fat të keq konsiderohet si një shënjestër e Iranit. Gjenerali amerikan Michael Barbero, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se Shqipëria duhet të jetë vigjilente.

I pranishëm në një takim në Tiranë për sfidat e sigurisë , Barbero deklarois e vigjilenca duhet të jetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.

Pyetje: Mund të jetë Shqipëria shënjestër për Iranin në të ardhmen?

Michael Barbero: Fatkeqësisht çdo mik i SHBA apo aleati ynë mund të shikohet si një shënjestër. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike.

Për këtë arsye Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjelinetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.

***

Gjenerali Michael D Barbero zhvilloi këtë paradite një takim me deputetë dhe ish-deputetë shqiptare, ku në fokus të diskutimit ishte tensioni mes Iranit dhe SHBA, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Suleiman, nga trupat amerikane.

Gjenerali vlerësoi veprimet e Presidentit Donald Trump, duke e cilësuar vrasjen e iranianit si ngjarjen më të rëndësishme, pas vrasjes së Osama Bin Laden dhe liderit të ISIS, Al Bagdad. Sipas tij, gjenerali iranian ishte një kriminel ndërkombëtar, që drejtonte sulmet dhe luftën në Lindjen e Mesme.

“Kam qenë 4 vjet në Irak, deri më 2011 isha si oficer i gjeneral Petreas, dhe më pas u riktheva si komandant i NATO-s për të punuar me forcat ushtarake të Irakut. Jam mirënjohës për atë që Qassem Suleimani ka bërë. Sulmi për të vrarë atë ishte mjaft i rëndësishëm, mendoj se ishte më i rëndësishëm se vrasja e Osama Bin Laden, apo AL Bagdad. Ai ishte personi i dytë më i fuqishëm në Iran dhe arkitekti i çdo lloj paqëndrueshmërie atje. Nuk do të kishte luftë atje, nëse ai nuk do të ofronte ndihmën e tij apo nuk do të jepte urdhra. Ai ishte një terrorist, drejtonte të gjitha sulmet.

Kemi pasur shumë sulme prej tij, ndaj kundërveproi Trump. Edhe ne do të kishim bërë të njëjtën gjë, po ta kishim mundësinë. Suleiman ishte një kriminel ndërkombëtar, ka shkaktuar vdekjen e shumë personave të pafajshëm për 15 vitet e fundit. Për këtë arsye, ishin veprimet e duhura dhe ne do t’i përballojmë vetë pasojat. Ai është kryesori i luftës që po ndodh. Ai ka çuar rreth 18 raketa në bazat tona në Irak, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Në Iran do të ketë disa shënjestra të tjera amerikane, apo në vendet tona aleate. Amerika duhet të vazhdojë këtë politikë dhe të rrisë presionin në këtë rajon. Ka ardhur momenti që partnerët aleatë duhet të qëndrojnë të fortë dhe të mos kërkojnë falje për vrasjen e Suleimanit, ky është momenti që ato të thonë nëse janë pro apo kundër terrorizmit.

Irani duhet të dijë që ne jemi të gjithë seriozë për këtë çështje. Ky është momenti që të këmbëngulim që të kemi një marrëveshje për Iranin, që kërcënon se do të fshijë Izraelin dhe do sulmojë SHBA.

Nuk ekziston fare që SHBA do të pushtojë Iranin. Janë thjesht provokime. Eliminimi i Suleimanit ishte një frenim, ndalim, për sulmet. Ne do të veprojmë dhe do ndërmarrim çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur njerëzit tanë dhe për të frenuar agresionin që vjen nga Irani. Marrëveshja me Iranin nuk ishte e mirë, ne duhet të ulemi përsëri dhe të negociojmë diçka tjetër, më afatgjate”, tha gjenerali amerikan.

Modifikuar më E Enjte, 09 Janar 2020 11:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...