Në kulmin e tensioneve dhe rrezikut, Trump i bën këtë kërkesë NATO-s. Ç’tha në telefonatën me Stoltenberg

E Enjte, 09 Janar 2020 11:11

Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në Lindjen e Afërt kanë bërë që presidenti Trump të kërkojë nga NATO më shumë angazhim në Gjirin Persik. Partnerët transatlantikë kanë reaguar me diplomaci.

Presidenti amerikan, Donald Trump pret nga NATO, që të angazhohet më shumë në Lindjen e Afërt. Këtë Trump e bëri të qartë në një telefonatë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur, se Trump në bisedë ka theksuar vlerën e NATO-s dhe rolin e saj në ndalimin e konflikteve e ruajtjen e paqes në rajon. Jens Stoltenberg është treguar i hapur, sipas të dhënave nga Brukseli. “Ata kanë rënë dakord që NATO mund të kontribuojë më shumë në stabilitetin rajonal dhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar”, bëri të ditur aleanca në Bruksel. Të dy do të mbeten në kontakt për këtë çështje.

Brüssel NATO-Hauptquertier | Jens Stoltenberg, NATO-Generalsekretär (Getty Images/AFP/K. Tribouillard)
Jens Stoltenberg,

Maas: Ekziston ndërkohë një angazhim i madh ndërkombëtar.

Kurse ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas reagoi më i përmbajtur. Në televizionin gjerman ARD, ai tha, se “NATO është ndërkohë në Irak me një mandat të sajin.” Kësaj i shtohet mandati i koalicionit ndërkombëtar kundër milicëve terroristë të “Shtetit Islamik”, IS. Pra ekziston ndërkohë një angazhim i madh ndërkombëtar, ka thënë Maas.

Pas vrasjes së qëllimshme të gjeneralit të njohur iranian, Khasem Soleimani nga një dron amerikan në kryeqytetin e Irakut, Bagdad të premten e kaluar, tensionet në rajon janë shtuar. NATO dhe Bundeswehri gjerman venosën të ndërpresin misionin e trajnimit në Irak dhe të zhvendosin trupat në pjesë të tjera të Irakut.

Brüssel Treffen Außenminister Deutschland, Frankreich, Italien & Großbritannien | Heiko Maas (Reuters/F. Lenoir)
Heiko Maas

Irani u kundërpërgjigj me një sulm me raketa ndaj dy bazave ushtarake amerikane të mërkurën. Në këtë sulm nuk pati viktima amerikane. Në një fjalim të tij të mërkurën presidenti amerikan, Donald Trump e kërcënoi qeverinë në Teheran me sanksione të reja, por jo me sulme të tjera ushtarake. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas sheh në reagimin e presidentit Trump një shans për të forcuar diplomacinë. “Duket se edhe në Shtetet e Bashkuara tani duan të flasin, se si do të veprohet më tej me Iranin”, tha Maas. DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...