Ish-deputeti demokrat porosit Ramën: Mos e vendos presidencën e OSBE-së në shërbim të Vuçiç

E Enjte, 09 Janar 2020 18:13

Pak orë pasi kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe Ministër i Jashtëm i vendit shpalosi nga Vjena objektivat e Shqipërisë në drejtimin e presidencës së OSBE-së, ish-deputeti demokrat Aleksandër Biberaj thotë se Rama duhet ta shfrytëzojë këtë moment në funksion të Kosovës.

I ftuar në intervistën në Ora News, ish-zëvendës Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, porosit kryeministrin të mos e vendos presidencën e OSBE-së në shërbim të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Aleksandër Biberaj: Duke pasur presidencën e OSBE-së je një faktor i rëndësishëm vendimmarrës. Dhe mund të bëjmë shumë gjëra të mira për Kosovën por jo ta vendosim presidencën e OSBE-së në shërbim të Vuçiçit. Do të ishte ekstremi i antishqiptarizimit.

Shqipëria thotë Biberaj, duhet të jetë shumë e kujdesshme në raport me politikën e Kosovës, me interesat tona atje, sepse nuk kemi as kapacitetin e as politikanë që t'i shërbejnë kësaj çështje.

Aleksandër Biberaj: Mbroje me dinjitet. Nuk mundet kurrësesi kryeministri i Shqipërisë që të përpiqet që të bëjë faktor politik Vuçiçin i cili është pasardhës i Milloshevicit, jo se nuk ka kërkuar falje për krimet në Kosovë por ka mbrojtur masakrën e Raçakut. Dhe nuk ke pse i shërben, pse e nxjerr nga një izolim. Ne nuk mund të bëhemi përkrah tyre, përkrah Vuçiçit kundër Kosovës për interesat e tua politike.

Duke komentuar zhvillimet politike në Kosovë, Biberaj thotë se mosarritja e një marrëveshje mes dy forcave politike fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, do të ishte një turp i madh.

Aleksandër Biberaj: Besoj që do të arrihet një marrëveshje në Kosovë, përndryshe do të ishte turp. Nuk ka rëndësi kush e merr një pozicion plus ose minus por mendoj që të ketë një qeverisje të përbashkët, të mandatohet në parlament dhe të fillohet puna menjëherë. Për sa kohë Kosova është pa qeverisje atëherë dalin shqiptarë që mbrojnë interesat e Serbisë dhe Rusisë qëë përpiqen të përfaqësojnë interesat e Kosovës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...