Një provë persekutimi tek familjet e Unazës së Re: Për 15 cm, endem rrugëve me fëmijët pa shtëpi

Saturday, 11 Janar 2020 11:20

Projekti i Unazës së Madhe ka nxjerrë në rrugë qindra familje, të cilat enden pa asnjë shpresë për të nesërmen. Strehimi i tyre momental është provizor, disa prej tyre kanë përfunduar në hotele, disa tek të afërmit dhe shumë të tjerë në shtëpi me qira, duke e pasur të pamundur t’i përballojnë shpenzimet. Banorët e prekur denoncojnë në gazetën “Shekulli” se shumë banesa, të cilat kanë qenë në proces legalizimi nuk janë dëmshpërblyer.

Lulzim Dazhlani, banor i prekur nga ky projekt thotë se i kanë prishur banesën së bashku me biznesin dhe polica i ka keqtrajtuar duke i futur edhe në burg për shkak të rezistencën që kanë bërë. “Na kanë marrë gjithçka dhe kemi mbetur në rrugë të madhe. Nga njëra anë unë kam katër komshinj dhe nga ana tjetër katër të tjerë të cilët pas prishjes së banesës kanë nisur të marrin dëmshpërblime. Ndërkohë mua më ndajnë vetëm 15 centimetra prej tyre dhe nuk më dhanë asnjë lekë”, thotë ai.

Në fjalën e tij banori thotë se vetëm ata të cilët kanë pasur banesat me hipotekë u është premtuar dëmshpërblimi. Më tej shton se vlera e projektuar është shumë e ulët krahasuar me vlerën që kanë pasur banesat e tyre, të prishura tashmë. “Për dëmshpërblim ata kanë vendosur një shumë qesharake e cila i takon vetëm atyre që kanë pasur banesat me hipotekë. Edhe ky dëmshpërblim po bëhet vetëm nëse ke një të njohur na bashki. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrish të marrësh diçka”, deklaron ai. Dazhlani thotë se pas prishjes së banesës, është vendosur në shtëpi me qira dhe kushtet ekonomike janë të papërballueshme. “Tani jetoj në shtëpi me qira. Çmimet janë shtrenjtuar shumë dhe e kemi gati të pamundur të përballojmë çdo muaj qiranë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ne. Se ku do të përplasemi, apo ku të kërkojmë ndihmë. Askush nuk na dëgjon dhe askush nuk i merr parasysh hallet tona”.

Dazhlani denoncon edhe dhunën fizike e po ashtu atë psikologjike që ka ushtruara policia për më shumë se një vit në protestat e banorëve të Astirit. Ai thotë se për shkak të rezistencës që ka bërë bashkë me gruan e kanë lënë në burg për një javë. “Kundërshtova prishjen e shtëpisë dhe bashkë me gruan përfunduam në burg. Mbi 300 banorë kanë hyr në burg. Toka e lotit numër një sot i përket oligarkëve. Djalin 7 vjeç e tmerruan, nga terrori psikologjik nuk shkoi as në shkollë. Mbeti rrugëve një javë që ne ishim në burg. Kjo është shumë e rëndë. Dhuna psikologjike që kanë kaluar banorët e Astirit nuk ka psikolog që i merr përsipër. Edi Rama dhe Erjon Veliaj i kanë kapur prej fyti shqiptarët dhe ne jemi drejt fundit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...