Drejtoresha që po i zhvat me të dyja duart prindërit dhe Besa Shahini bën sikur s'e sheh!

Saturday, 11 Janar 2020 12:05

Abuzimi me detyrën i drejtoreshës së shkollës “Kongresi i Manastirit” në Tiranë” po trondit prindërit e qindra nxënësve të kësaj shkolle, të cilët janë detyruar të ngrenë zërin dhe të denoncojnë znj. Etilda Muhaj.

Prindërit të shtresave të mesme dhe të varfra kryesisht, po zhvaten nga drejtoresha, që me tekat e saj për uniforma që i ndryshon dy heë brenda vitit, nuk  resht së kërkuari para e gjithnjë e më shumë para prej tyre.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar rastin e saj me këtë shënim:

“Drejtoresha e shkollës “Kongresi i Manastirit” gjobit rëndë prindërit e nxënësve! Ajo gjithashtu rregullat nuk i ka për vete, por për të tjerët! Lexoni denoncimin e prindit dixhital.”

 

Përshëndetje doktor.

Jemi prindër të shqetësuar për fëmijët dhe financat tona.

Në shkollën “Kongresi i Manastirit”, drejtoresha Etilda Muhaj po i detyron mësueset që të mbledhin lekët për uniforma dhe shumica e prindërve nuk duan, sepse vet drejtoresha u tha në fillimviti të vijnë me bluza të bardha, nxënësit dhe ne i blemë jo pak, po nga 5 -6 bluza.

Tani në mes të vitit shkollor detyrohemi të blejmë uniforma me 22 mijë lekë dhe me cilësi që nuk e justifikon çmimin.

Kemi nga dy e nga 3 fëmijë dhe nuk na i mban xhepi dhe pse i paguam, se mësuesit ia kërkojnë përditë fëmijëve.

Nuk dimë të ketë ndonjë urdhër të Ministrisë së Arsimit për këtë gjë.

Dhe një shqetësim tjetër kemi: Nuk na regjistronte fëmijën e dytë drejtoresha, për në klasën e parë, kur fëmijën tjetër e kishim në këtë shkollë, sepse këtu na takon.

Për çudi, drejtoresha në mes të vitit na sjell në këtë shkollë dy fëmijët e vet në ciklin 9-vjeçar duke i hequr nga shkolla ku ishin.

Dhe pse nuk u takon këtu sipas lagjeve.

Nuk do shumë mend kjo gjë se dihet që do të kenë lehtësira në nota, fëmijët e drejtoreshës.

Më duket se ky është konflikt interesi.

Nuk e dimë a i di Ministria e Arsimit këto.

Kur një mësues që jep vetëm një lëndë mësimi, nuk e lejojnë të japë mësim aty ku ka fëmijën e jo më të sjellë drejtoresha fëmijët e vet nga një shkollë tjetër në shkollën ku është drejtuese.

Ju lutemi publikojeni sa më parë dhe ju lutemi anonim sepse kemi fëmijët aty dhe na u bëjnë presion psikologjik dhe në nota.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...