Plagosja për zgjedhjet në PS/ Shpallen në kërkim 3 vëllezër

Saturday, 11 Janar 2020 13:31

Tre vëllezër dhe një person i katërt u shpallën në kërkim pasi dhunuan me mjete të forta një zyrtar vendor në Peqin. Ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë zgjedhjeve për kreun e PS në Peqin. I plagosur mbeti Bilal Hasa, kreu i njësisë administrative Gjocaj. Hasa është qëlluar me shkelma dhe sende të forta nga disa persona, të cilët dyshoheshin se njiheshin më herët mes tyre, por janë edhe kushërinj me kryetarin e zgjedhur Madrid Sula. Gjatë zgjedhjeve për kreun e PS në Peqin, i pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve, Taulant Balla. Hasa dyshohet se është konfliktuar pasi kundërshtonte mënyrën e zgjedhjeve. 

NJOFTIMI

Goditën me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, shpallen në kërkim 4 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë se disa persona kanë goditur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngarjes.

Shtetasit që kishin goditur administratorin e Njësisë Administrative, sapo kanë parë Policinë janë larguar menjëherë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë shpalljen në kërkim të shtetaseve E. M., 30 vjeç, Xh. M., 23 vjeç, A. M., 32 vjeç, (vëllezër) dhe K. S., 35 vjeç, banues në Peqin dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi N. M., 61 vjeç, banues në Peqin.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në qytetin e Peqinit, për shkak të detyrës, kanë goditur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, shtetasin B. H., 29 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Modifikuar më Saturday, 11 Janar 2020 13:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...