Propozimi i Kryemadhit nga Elbasani: Pakt kombëtar për Shqipërinë

Saturday, 11 Janar 2020 14:01

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se vendit i duhet një pakt kombëtar për të mundësuar progresin me pjesëmarrjen e gjithë aktorëve politikë. “Duhet një pakt kombëtar afatgjatë për reformat që i duhen vendit. Megjithatë sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për Paktin Kombëtar, një Pakt Kombëtar që nuk është marrëveshje politike, por një Pakt Kombëtar që ka të bëjë me realizimin e reforma kryesore siç është Reforma Kryesore, Reforma Elektorale, Reforma në Arsim, Reforma në Shëndetësi, Reforma në Bujqësi, atë që tha pak më parë dhe profesor Mondi ku 50% e popullsisë shqiptare jeton në bujqësi”, deklaroi Kryemadhi në një takim me strukturat e LSI-së nga Elbasani.

Kryemadhi tha se duhen politika që ti shërbejnë qytetarëve, si lehtësirat në bujqësi dhe ulja e taksave. “Të ulim taksat duke u kthyer nga vendi me taksat më të larta në rajon në vendin me taksat më të ulëta në rajon, ti mundësojmë të rinjve të hapin biznese të reja, të bëjmë ti kthejmë në Atdhe”, tha ajo.

Kritika bëri dhe për qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj Kosovës.

Deklarata

Mes të tjerash, Kryemadhi deklaroi:

“2019 ishte një nga vitet më të vështira, ku ekonomisë iu shtua dhe tërmeti i 26 Nëntorit. Jemi munduar të flasim pak për të mos ngritur kauza politike mbi fatkeqësitë e të tjerëve. Kryeministri puthte duar qytetaresh ndërsa sot qytetaret vijojnë të jenë rrugëve. Një pjese e qytetareve në çadra dhe ato që ishin në hotele po dalin. Kësaj qeverie i mungon përgjegjshmëria, por dhe dashuria për qytetarët. Ne si LSI nga sot angazhohemi për të marrë përsipër përgjegjësitë tona. Rëndësia nuk është te numri i votave apo përfaqësimi në parlament, por tek përgjegjësia që merr përsipër. Ne si LSI nuk iu jemi shmangur asnjëherë përgjegjësive. Hapja e negociatave është përgjegjësi për shqiptaret, fëmijët e tyre dhe të ardhmen e tyre. 9 kushtet e Bundestagut janë shumë te rëndësishme. 9 kushtet fillojnë me reformën zgjedhore, miratimin dhe me pas implementimin e saj për të tejkaluar krizën. Edi Rama nuk do që të mbylle reformën zgjedhore. Me mbylljen e reformës zgjedhore Edi Ramës i vjen hapi i dytë, zgjedhjet. Megjithatë hapja e negociatave është me rëndësi. Nëse nuk hapen negociatat e ardhmja e Shqipërisë vihet në diskutim. Vihet në diskutim për shkak të largimit të të rinjve nga vendi. 80% e popullsisë që jeton me bujqësi është në kushtet e mbijetesës. Shqiptaret nuk kanë bukë të hanë në shtëpitë e tyre.

Do punojmë çdo dite për të ngritur në këmbë vendin tonë të cilin e ka shkatërruar Rilindja. Ka shprese, sepse ka zgjidhje. Dje doli një tjetër kryebashkiak që nuk e mbante mend që ishte dënuar në Greqi. Mentaliteti i Rilindjes është mentaliteti i rilindjes, ai i falsifikimit, i zhvatjes. Të ulim taksat duke bërë nga  vendi me taksat me të larta në rajon në vendin me taksat me të ulëta në rajon. Qeveria e Edi Ramës rriti vetëm buxhetin e koncesioneve. Po të mos i kishte paguar do të kishte zgjidhur problemin e shtëpive të prekura nga tërmeti. Ka shume të zhgënjyer nga Partia Socialiste. Ne duhet të trokasim në derën e tyre. Që të marrin fatin e tyre në dorë. Ne si LSI kemi nisur fushatën e hapjes së dyerve të partisë. Synimi, për të ndryshuar këtë realitet politik. Për të vendosur studentët, pedagoget për të ardhmen e tyre. Të vendosim ne për të drejtat tona dhe jo punëdhënësit. E ardhmja e Shqipërisë nuk është në duart e Edi Ramës, as të Monikës, as të Lulëzim Bashës, por në duart e shqiptarëve. Ka zgjidhje, përfshirja e të gjithëve ne. Shqipëria është gjëja më e shtrenjtë për ne. Nëse do lejojmë rrënimin e saj do të na rrënohen dhe familjet tona.

Kjo që ka ndodhur me Kosovën nuk kishte ndodhur. Pika më e forte e Shqipërisë në rajon, stabiliteti. Sot Shqipëria diskuton stabilitetin”.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...