Ligji “anti shpifje” i Ramës nuk ndalon Nexhmije Hoxhen të hedhë baltë mbi lëvizjen demokratike”!

Saturday, 11 Janar 2020 16:23

Nga Tritan Shehu

”Zonja e Zeze” guxon te shpife, trilloje e njollose ate levizje, personazhet e saj, studentet, masen e njerrezve, qe u ngriten e luftuan per demokraci dhe autori i ligjit “anti shpifje” gezohet ne heshtje, ndersa con ne gjyq edhe nje gazetar, qofte per nje metafore!!!

Ajo perdor terma si vandale, rrembyes, bandat e paguara te PD, huligane, me nje urrejtje gjak kerkuese ndaj nje levizje te tere, qe i solli vendit lirine, ashtu si dikur me Nenin 55 nxiste e duartrokiste kur denoheshin, vriteshin, terhiqeshin zvarre me urdhera te dale nga shtepia e saj, duke gjakosur vendin mbare.

A mundet te me thuhet cdo ndodhte ne Gjermani a Itali nqs autoret e krimeve do te dilnin nga erresira e ferrit e do te guxonin te publikonin te tilla pacavure per anti nazistet, anti fashistet, do te glorifikonin Hitlerin, Musolinin, vellezer siamenze keta me ate tonin, edhe pa pasur aty nje ligj “anti shpifje” si ky i Rames ketu?!

Mjafton vetem kjo per te kuptuar thelbin e mbrapshte te miratimit nga ky “Parlament” antikushtetues te atij “Ligji Rama”, selektivitetin e tij, qellimin e tij vetem per t’i mbyllur gojen nje populli te tere, duke i dhene ze “xhelateve” te djeshem a dishepujve te tyre te sotem.

O tempora, O mores!

Login to post comments