Protestë para kryeministrisë/ Qytetarët: Rinia po ikën nga Shqipëria, të mblidhemi për të drejtat tona

Saturday, 11 Janar 2020 19:32

Qytetarët kanë zhvilluar një protestë popullore përballë Kryeministrisë, e cila ishte paralajmëruar sot pasdite. Shumë qytetarë janë mbledhur përpara zyrës së Ramës, të cilët tubojnë për shumë shkaqe duke nisur nga varfëria, papunësia, padrejtësitë dhe jo vetëm.

Një protestues theksoi për “Fax News” se ndodhet në tubim për disa shkaqe: së pari për Minishengenin Ballkanik, banorët e Unazës dhe Shkozës, si dhe ata që janë prekur nga tërmeti.

I riu lëshon thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë, duke thënë se duhet të mblidhemi që të gjithë për të drejtat tona pasi sipas tij, qëllimi i politikanëve është ikja nga vendi jonë.

Disa qytetarë të tjerë kanë dalë me pankarta në duar, ndërkohë një tjetër zgjodhi si simbol flamurin shqiptar.

Raportohet se në protestë ndodhen edhe banorët e “Astirit” të cilët kërkojnë të drejtat e tyre për banesat e shembura.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...