Duhet projekt politik dhe ekonomik për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve

Hënë, 13 Janar 2020 11:52

Nga Edmond Panariti

Koha për një projekt politik dhe ekonomik për të ndalur zbrazjen asgjësuese të vendit...! Nuk janë vetëm infermieret, por tashmë edhe bujqit dhe fermerët të cilët po e braktisin vendin! Gjermania ka nisur negociatat që sot me vendet e Ballkanit, për të punësuar jo vetëm në menyrë sezonale, por të përhereshme bujqit dhe fermerët tanë në fermat e saj. Sepse ka një mungesë të madhe të fuqisë punëtore në fermat e tyre, prandaj edhe i hoqën kufizimet për punëtore të kualifikuar për punësim në fermë.

Tani e tutje kualifikimi i tyre do të bëhet në punë e sipër nga vetë pritësit gjermanë. Synimi është që fermere nga mosha 20 deri ne 60 vjeç, të rinj, gra, burra të pajisen me leje dhe vizë pune, të lënë vendin e tyre dhe të punësohen në bujqësi dhe në krye të pesë viteve marrin leje të përhershme qëndrimi. Kjo e zbraz vendin! Kjo masë lehtësuese emigrimi, zbatohet për herë të parë dhe pritet të thithe të gjithë atë masë fermeresh pa kualifikim dhe të pa shpresë, e cila u hodh pa meshirë në rrugë nga mbyllja e staneve, punishteve, pikave të përpunimit të tradites shumë vjecare, kinse per ti hapur rruge bujqësisë se "shkallës" e cila po sundohet vetëm nga nje grusht biznesesh ....

Kjo është një hemorragji dhe dramë e cila do ta "thajë" përfundimisht Shqipërinë, me gjithë bujqësinë dhe fshatin e saj, nëse rrijmë dhe vështrojmë eksodin ... Ka vetëm një rrugë! Të rimbjellim Shqipërinë, bujqesinë dhe fshatin me biznese të vegjel dhe të mesëm agro bujqesorë ..Ky duhet të jetë "leitmotivi" i projektit te ri ekonomik për fshatin..I cili duhet të fillojë që tani, që sot.. Të nise kudo në fushë dhe malësi për ti mbajtur njerezit në vendlindje! Duke inkurajuar fillimin e bizneseve të rinj agropërpunues me "start up" - e, me grante e subvencione dhe duke i liruar nga taksat dhe tatimet për të pakten pesë vite sa të ngrihen në këmbë dhe të ecin vetë. Kjo duhet të jetë oferta e opozitës për rimëkëmbje, kjo ndal hemorragjinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...