Reforma zgjedhore, mandatohen Vasili dhe Bylykbashi/ Basha: Drafti të miratohet jashtë Kuvendit

Tuesday, 14 Janar 2020 13:44

Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi pas takimit me drejtuesit e partive opozitare se reforma zgjedhore duhet të miratohet një orë e më parë për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Basha tha se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për të dakordësuar mekanizmin për ecjen përpara me reformën zgjedhore.

Kreu demokrat theksoi se ky mekanizëm do të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent. “Miratimi me konsensus jashtë Parlamentit dhe Komisionit të Reformës Zgjedhore i një drafti të dakordësuar që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe më pas miratimi në Parlament, pa asnjë ndryshim për draftin e dakordësuar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza.

Nuk duhet të humbasim asnjë minutë kohë nga miratimi i Reformës Zgjedhore që është hapi i parë për zhvillimin në të njëjtën ditë i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ato lokale, që do të çojnë në zgjidhjen e krizës politike dhe ekonomike në vend”, tha Basha.

Ai i drejtoi një apel mazhorancës socialiste që të mos humbasë më kohë për të plotësuar pikat e renditura në rezolutën e Bundestagut, ndërsa shprehu një falënderim për mbështetjen e përfaqësuesve të SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së për të çuar përpara reformën zgjedhore.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...