Pse u ulën me Gjiknurin në tryezë dhe kush negocioi? Spaho tregon prapaskenat

E mërkurë, 15 Janar 2020 09:04

Ish-kryetari i grupit parlamentar i PD, Edmond Spaho, ishte në studion “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për marrëveshjen e arritur mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me Reformën Zgjedhore.

Mes të tjerash, Spaho theksoi se marrëveshja është arritur me negocimin e ndërkombëtarëve, konkretisht SHBA, BE dhe ambasadorit të Britanisë së Madhe.

Ndërsa se si është komunikuar me mazhorancën për të arritur këtë marrëveshje, Spaho u tregua i rezervuar, duke mos dhënë shumë detaje.

Sipas Spahos, opozita ka një qëllim të qartë me uljen në këtë tryezë, atë të zgjedhjeve të parakohshme.

Sakaq, për kritikat që kanë shpërthyer ndaj opozitës që pranuan të ulen në tryezë me Damian Gjiknurin, demokrati tha: “Po patjetër ne e kemi kontestuar Gjiknurin si kryetar të Refomës Zgjedhore, kemi kërkuar me dokumentin prej 5 pikash një tryezë ndërmjet palëve dhe çdo njëra palë zgjedh përfaqësuesit e vet, ne nuk mund ti diktojmë krahut tjetër se me kë do përfaqësohet”.

Pjesë nga intervista në studio:

Për të gjitha çështjet e konstuara nga palët do të jen ekspertët e OSBE që do gjejnë zgjidhje të pranueshme. Do të keni parasysh që në vazhdim të asaj që kemi thenë ne të gjithë, produkti që do të miratohet në këtë Këshill Politik, do të miratohet pa ndrysime nga Komisomi i Reformës Zgjedhre dhe do të votohet në Parlament. Ka pasur zvarritje nga mazhoranca.

Ju pranuat të uleni në tavolinë me Damian Gjiknurin, të cilin e keni akuzuar?

Po patjetër ne e kemi kontestuar Gjiknurin si kryetar të Refomës Zgjedhore, kemi kërkuar me dokumentin prej 5 pikash një tryezë ndërmjet palëve dhe çdo njëra palë zgjedh përfaqësuesit e vet, ne nuk mund ti diktojmë krahut tjetër se me kë do përfaqësohet.

Pas reformës zgjedhore dë ketë zgjehdje të parakohshme?

Po patjetër. Po ju sjell shembullin e Maqedonisë. Këtu jemi në një krizë të rëndë…të pranuar gjerësisht nga fakori ndërkombëtar, për këtë peridudhë tranzitore që disa muaj para zgjedhjeve vendi të drektohet nga një parti tranzitore.

Ju jeni një udhëheqës i PD, dje u fol se ka patur një negocim nga ndërkombëtaret. Komunikimi ka qenë i drejtëpërdrejtë mes kryetarit të opozitës dhe kryetarit të qeverisë. Ju keni informacion për këtë?

Për mua nuk ka rëndësi si kanë komunikuar ndërkombëtarët. Në negociatën ndërmjet dy palëve, madje në prononcimin që bëri Basha dje, falenderoi ambasdën e SHBA, BE dhe Britanisë që kanë luajtur rolin e vet se me kë kanë komunikuar ata nga krahu tjetër nuk di të them. Por kjo marrëveshje në krahun e opozitës është disktuar.

Ka qenë një treshe negociatorësh, kjo mund të shpjegojë edhe faktin që gjatë kësaj përiudhe opozita kishte një tërheqje?

Jo nuk ka pasur, ne kemi qenë te qartë në shtator, kemi thënë që deri sa të mbyllet çështja e negociatave ne do të luajmë rol konstruktiv. Ndërkohë doli dokumenti i Bundestagut, ai është dokument që ka të bëjë me Shqipërinë.

Ju e patë dokumentin si detyrues edhe për opozitën?

Po patjetër edhe për ne. Në një pikë kemi mundësi të japin kontribut.

Zoti Spaho, është folur gjerësisht që ju në shkurt, 20 shkurt ditën e rënies së Enver Hoxhës të filloni protestat, tani jeni në një marrëvehsje, kjo do të thotë që deri në mars jeni në paqe?

Ka pasur zvarritje nga mazhoranca, dhe nuk do të habitem që mazhoranca të mbajë të njëjtin qëndrim, por nuk do të lejojmë që të hyjmë në ujëra të tilla.

Protesta i keni në krye të axhendës?

Së pari është detyrimi për të realizuar këtë marrëvesjne, nëse do konstatojmë se mazhoranca po luan ne do të analizojmë dhe do dalim me një qendrim të dakordësuar, por nuk do të lejojmë që ky proces të shtyhet dhe të digjet.

Ne jetojmë në një botë mediatike, dje ka pasur një reagim, pafund shkrime komente, që mallkonin opozitën prap na tradhtuat…

Unë edhe këtë e shikoj si një përpjekje të mazhirancës sic ka vepruar gjithmonë fajin e ka opozita. Jo më kot u spjegova histrinë e kësaj marrëveshje. Nuk është hera e parë që veprimet e opozitës i kanë komentuar sipas interesave të tyre.

Ju keni thëne zgjedhje të ndershme pa Edi Ramën, tani Rama në fillimin e vitit gjatë një interviste ka thënë e shihni që edhe këta të opozitës janë më të ftohur tani. E ka thënë vetë ai.

Sikur ka thëne edhe tjetër që pprakrika deri në anëtarësimin e Shqipërisë

Jeni të sigurtë që ka zgjedhdje të parakohshme?

Unë nuk p flas për siguri, por ky është qëllimi ynë. Nës edo të ketë ndryshime të rrethanave, po ju them se do mblidemi dhe d të marrim vendimin.Qëndrimi ynë është që të kemi zgjedhje të parakoshme lkale dhe të përgjithshme në një datë. Ato që u zhvilluan në 30 qershor nuk ishin zgjedhje. Ribërja e këtyre zgjedhjeve sot nuk vihet në diskutim, është në intersx të vednit, harxhon më pak energji, por edhe në atë financiar.

Zgjedhje të parakohshme do të thotë në pra nverë apo vjeshtë?

Por edhe kjo do tëbjetë pjesë e debatit të palëve, sigurisht edhe ato duan kohën e tyre të përgatiten. Nuk jam në gjendje tu them kur do zhvillohen, sifoqtë ne do ishim gati në cdo kohë që të zhvilloheshin.

Në zgjedhje do të ketë një ndryshim struktural në paraqitje, tek të fundit ndodhi ajo tek e tek në koalicione. Pritet të ketë ndryshim?

Nuk di të them për këtë sepse nuk kemi folur., Këtu do të gjendte mundësia më e mirë e mundshme.

Si përfundim, një gjë duhet ta marrim vesh që kjo marrëveshja që është realizuar dje sjell zgjedhje të parakohshme?

Po patjetër ky është qëllimi ynë.

Disa tërheqin vërejtje dhe thonë se akoma nuk jemi pastruar nga pasoja e gazit lotjsellës, ka njerëz në burg?

Këtë gjithnjë e shikoj si ajo mënyra e interpretimt apo e orientimit të cështjes që fajin e ka opozita.Viti që mbyllën ka qenë ki një skarifice të jashtëzakonshem të opozitës, objektivi ëhstë shumë dinjitoz, i rëndësishëm për vendin./abcnews.al/

Image

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...