Përparim Spahiu: ‘Marrëveshja i hap dritën jeshile zgjedhjeve të parakohshme’,

E mërkurë, 15 Janar 2020 09:49

Ish- deputeti i LSI Përparim Spahiu e ka cilësuar marrëveshjen opozitë- mazhorancë për Reformën Zgjedhore si mjeti që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Ai thotë se po hidhet helm nga mediat dhe analistët për ta nxjerrë marrëveshjen si dështim të opozitës, por ai kujton se marrëveshja u përkrah nga SHBA, Gjermania dhe Britania. Po ashtu shton se ajo i jep shqiptarëve atë që duan, që të shkohet në zgjedhje.

Po ashtu ai shton se ajo çfarë ndodhi dje dhe do të kompletohet brenda 15 marsit të 2020 me miratimin e Reformës Zgjedhore i hap rrugë zgjidhjes së problemeve pa fund të Shqipërisë.

STATUSI I PËRPARIM SPAHIUT

Aq i madh është helmi i mediave, aq i madh është helmi i analistësh të blerë, sa që dhe një marrëveshje si e djeshmja, e përshëndetur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe ajo Britanike, shihet si dështim i opozitës.

Minimalisht, kjo marëveshje hap dritën jeshile për zgjedhje të parakoshme, zgjedhje si zgjidhja e vetme e problemeve pa fund që kanë mbërthyer vendin.

Jemi pa Parlament…!!!

Nga dje nuk ekziston më edhe me firmë të maxhorancës, si organi më i lartë ligjvënës.

Besoj se këtë duan të gjithë shqiptarët, të shkohet në zgjedhje, të tjerat i vendos VOTA.

Login to post comments