‘Të vendosen ekuilibrat’, Nishani: Duhet garanci për të rikthyer dialogun politik në institucione

E mërkurë, 15 Janar 2020 10:37

Ish- Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka folur nga Shkodra për situatën poltike në vend. Një ditë pas marrëveshjes PD- LSI- PS- opozitë parlamentare për Reformën Zgjedhore Nishani ka thënë se dialogu politik në institucione mund të kthehet vetëm nëpërmjet formave të garancisë. Pikërisht një nga kërkesat e opozitës për Reformën Zgjedhore ishte që hartimi i saj dhe tryeza të mbaheshin jashtë Parlamentit apo Komisionit.

Ai tha se opozita kur ishte në parlament apo kur kishte disa Bashki nuk gëzonte ndonjë fuqi për shkak të dhunës dhe sulmeve nga qeveria.

Po ashtu ai hodhi akuza ndaj SPAK, ku e cilësoi indirekt Arben Krajën se ka qenë pjesë e mekanizmit të diktaturës si dhe përmendi anëtarë të cilët janë evidentuar në tentativë për të bërë pazare aktorë politik.

FJALA E BUJAR NISHANIT

Prej vitesh shqiptarët e kanë parë që mazhoranca aktuale s’ka respekt për shtetin. Kemi mbërritur në një pikë që s’kemi pse të shqetësohemi për raportet institucionale, por për modelin që është identifikuar prej 6 vitesh për dhunën mbi institcuionet shtetin ligjor dhe të drejtat.

Përplasjet Presidencë- mazhorancë për Kushtetuesen?

Mazhoranca ka rikthyer mentalitetin e monizmit. Histori e gjatë përplasjet Presidencë- mazhorancë. Përtej përplasjes së institucioneve është koha që shoqëria shqiptare të marrë përgjegjësitë dhe të kthehet në një lëvizje mbarëpopullore. Vendi po përjeton situatë dramatike dhe vetëm shqiptarët e nxjerrin dot nga kjo.

Opozita ka vetëm pushtet moral dhe shpirtëror. Është vetëm bashkëpunimi me qytetarët, projektimi i të ardhmes, nuk ka nevojë për institucione formale. Edhe kur opozita ishte në parlament apo kishte disa bashki ishte e sulmuar egërsisht nga qeveria.

Sot nuk bëhet fjalë për krijimin dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë. Bëhet fjalë për një platformë për të asgjësuar gjyqësore. Pushteti real për të kontrolluar një qeveri është Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Rasti i vetëm në botë që këto gjykata asgjësohen, dhe qeveria ska asnjë kontroll.

Situata është futuar në një krizë aq të thellë sa janë eleminuar të gjithë instrumentat për një dialog politik. Parlamenti nuk ekziston. U mbajtën zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit. Çdo hapësirë për opozitën është dhunuar. Kemi pasur deputetë të opozitës që janë arrestuar, për shkak të opozitarizmit dhe protestës së tyre.

Dialog politik në institucione?

Duhet të rikthejmë dialogun politik në institucione por duhet rikthyer në format e garancisë. Kërkohet që lëvizja qytetare e vetmja zgjidhje që të frenojë shkarjen e situatës dramatike.

Duhen vendosur disa ekuilibra midis të cilave të ngihen dhe mekanizmat për një dialog politik.

Ngritja e SPAK?

Ajo çfarë është më e keqja, është shkatërruar besimi dhe shpresa për një jetë normale. Ndërtimi i institucioneve të drejtësisë duhet të bazohej te fryma e shpresës dhe besimit. Ne do ta ndihmojmë këtë. Opozita e ka mbështetur SPAK për të krijuar një model besimi tek qytetarët. Por në krye të saj është vendosur një njeri i cili ka qenë pjesë e mekanizmit raprezal dhe dhunues të komunizmit si dhe kur njerëz brenda këtyre instrumentave  evidentohen publikisht në tentativa për pazare politike me aktorë politikë, kjo e ka tronditur besimin se këto instrumenta do e rikthejnë këtë frymë. Mazhoranca nuk ka punuar për këtë gjë dhe kjo e trondit shumë besimin e opinionit publik tek këto instrumenta.

Modifikuar më E mërkurë, 15 Janar 2020 10:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...