9 anëtarë të familjes Korvafaj nga fshati Kuç gjenden sot në zonën e luftës në Siri. Hasan Korvafaj i datëlindjes 1958, në vitin 2012 do të udhëtonte bashkë me gruan dhe dy fëmijët (një vajzë dhe një djale autik) drejt Sirisë.
Për t’u pasuar më pas nga djali i madh Erjoni që do t’u bashkohej në Siri bashkë me gruan dhe dy fëmijët një djalë Omari asokohe vetëm 6 vjeç, Hatixhe 3 vjeç dhe me nusen shtatzanë.
Pa lajmëruar asnjë të afërm, familja e Hasan Korvafaj do të humbiste kontaktet me të afërmit për rreth 1 vit, deri sa me këmbëngujen e vëllait të tij të vogël, Çerçizit, pas kontakteve me hoxhën e Mëzezit mundësohet komunikimi me telefon me Hasanin.
Në të vetmin kontakt familjarët kujtojnë që Hasani ishte bërë pishman për udhëtimin drejt Sirisë. Ai vetëm qante tregon vëllai i tij Çerçizi, ky ishte i vetmi komunikim me Hasanin për të mos folur më kurrë me të.
Vëllai tjetër i Hasanit, Luan Korvafaj tregon se janë njoftuar jo zyrtarisht se Hasani ka ndërruar jetë, ai ishte vrarë në vitin 2013. Ndërsa me pjestarët e tjerë të familjes, 2 nipërit Erjonin dhe Ajnin apo mbesën Idën nuk kanë pas asnjë komunikim. As me 3 fëmijët e Erjonit.
Hajdo Korvafaj, kunata e Hasanit tregon për ngjarjen.
Sulltana Balili, motra e Hasanit flet se si nisi familja e vëllait të merrej me fenë pas miqësise që nisën me hoxhen e Mëzezit. Ekonomikisht ishin mirë tregon e motra, ndërsa shton se nuk dim bi arsyet që detyruan familjen e të vëllait të largohej.
“Ata kanë mbetur vetëm në mes të luftës, nuk kanë faj për veprimet e të mëdhenjeve”, thotë Sulltana.