Akti korruptiv i qeverisë, Teliti: Nuk prek 150 milionë dollarët e PPP, por heq invesimet për shkollat dhe spitalet

E mërkurë, 15 Janar 2020 11:47

Partia Demokratike ka reaguar gjatë ditë së sotme ndaj sjelljes së qeverisë e cila sipas opozitës nuk prek milardat që marrin oligarkët por shkurtonn investimet në shkolla dhe spitale.

Akti korruptiv i qeverisë, thuhet në një deklaratë të drejtorit të kabinetit në PD Dorian Teliti.

“Nuk prek 150 milionë dollarët e konçesioneve të oligarkëve, por heq invesimet për shkollat dhe spitalet”, thuhet në deklaratë.

JA DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DORIAN TELITI, DREJTOR I KABINETIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

Asgjë nuk ka ndryshuar nga sjellja e këtij kryeministri dhe e kësaj qeverie në raport me menaxhimin e parave publike.

Paratë e buxhetit të shtetit të planifikuara për koncensionet dhe oligarkët janë të paprekshme, askush nuk guxon t’i shkurtojë ato.

Janë plot  150 milion dollarë që janë parashikuar për PPP-të e miqve të qeverisë që nuk preken nga buxheti, pavarësisht situatës së emergjencës dhe nevojës për rimëkëmbje pas dëmeve të tërmetit, ku me mijëra qytetarë vazhdojnë të enden nëpër çadra dhe të pashpresë.

Edhe pas tërmetit, në planifikimin e ri buxhetor të kësaj qeverie, të vetmit që janë të paprekshëm, janë oligarkët e Ramës, ndërkohë që këtë vit është parashikuar të kryhen të paktën 30 milion dollarë shkurtime në sektorët kyç si shëndetësi, arsim apo edhe infrastrukturë, para’ këto që duheshin shfrytëzuar së paku për të rikuperuar dëmet e shkaktuara në shkolla e spitale në zonat e prekura nga tërmeti.

Qeveria e propagandës nga mëngjesi në mbrëmje, nuk do dhe nuk mund të prekë asnjë qindarkë të oligarkëve, pasi me koncensionet e ka të lidhur pazgjidhshmërisht veprimtarinë e saj korruptive dhe klienteliste.

Edi Rama dhe qeveria e tij kanë prioritet vetëm oligarkët e tyre, janë të kapur nga këto interesa të ngushta dhe asgjë tjetër nuk u intereson përveç faktit që ata të vazhdojnë të majmen e të mbeten të paprekur.

Qeveria në fuqi, ndonëse e dalë nga votat e blera, duhet të kuptonte njëherë e mirë që duhet t’u shërbente qytetarëve dhe vetëm qytetarëve, sidomos në këto javë e muaj të vështirë që po jetojmë.

Por jo, të paprekshmit mbeten të paprekshëm, të fortët mbeten të fortë, klientët mbeten klientë, oligarkët mbeten oligarkë, ndërkohë që me një të rënë të lapsit nuk ngurojnë të shkurtojnë fondet për sektorët prioritarë, e jo më të rrisin pagat, pensionet apo fondet për shtresat në nevojë.

Kjo është qeveria e PPP-ve.

Kjo është qeveria e luksit.

Kjo është qeveria e abuzimit me paratë e taksapaguesve.

Kjo është qeveria që nuk ka asnjë politikë ekonomiko - financiare që ndihmon zhvillimin e vendit, përkundrazi, çdo ditë e më shumë që janë në karriket e tyre vetëm rëndojnë e thellojnë krizën që ka kapluar vendin tonë.

Kjo duhet të marre fund sa më shpejt dhe fund do të marrë.

Me zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme, do t’i japim Shqiperisë qeverinë e përgjegjshme që meriton, ku e gjithë vëmendja do të rikthehet tek qytetarët, me politika lehtësuese fiskale dhe mbështetje buxhetore ndaj sektorëve prioritarë, me qëllimin e vetem, rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rritjen e mirëqënies së shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...