Mbledhja e sotme/ KLP cakton drejtuesin e përkohshëm të Prokurorisë së Apelit në Gjirokatër

E mërkurë, 15 Janar 2020 11:49

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është caktuar drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër.

Eshtë miratuar me 10 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm të Gjon Fusha në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër” per një periudhë 3 mujore.

Aktualisht Fusha është caktuar përkohësisht në këtë pozicion në 8 korrik 2019 pasi KPK ka shkarkuar nga detyra subjekti i rivlerësimit Alfred Agolli, Drejtues së Prokurorise së Apelit Gjirokastër.

Login to post comments