Vendimet për Reformën Zgjedhore/ Basha: Në tryezën e djeshme u plotësuan 3 kushtet tona

E mërkurë, 15 Janar 2020 14:15

Kreu i Partisë Demokratike, ripërsërit edhe njëherë tre kushtet e opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore.

Basha tha nga selia e PD se kushtet e opozitës së bashkuar janë shkëputja e politikës nga krimi, ndëshkimi i krimit elektoral dhe marrja e vendimeve për Reformën Zgjedhore mes opozitës së bashkuar dhe mazhorancës.

“Lufta e krimit në politikë, ndëshkimi i krimit elektoral nga Dibra e kudo, ja dy kushte të opozitës së bashkuar. Pavarësisht, propagandës së shfrenuar të atij që për katër vite me radhë u mundua të anashkalojë kushtet e Bundestagut, faktet janë këto: Reforma Zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e dalë me zgjedhjet e blera. Vendimet për Reformën Zgjedhore do merren mes opozitës së bashkuar dhe parlamentit monist+patericat e veta. Këto janë tre kushtet tona”, tha Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...